• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërmeti, 450 mijë euro mbështetje zvicerane për rindërtimin e qendrave shëndetësore

by Java News
23/12/2019 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vlerësim nga Ndihma Humanitare Zvicerane zbulon se mbështetja për pasojat e tërmetit në Shqipëri arrin në mbi 1 milionë Euro, ndërsa një fond prej 450,000 Euro është alokuar për rindërtimin e qendrave shëndetësore.

Mbështetja direkte i ka sjellë përfitim 5,200 njerëzve duke u fokusuar në zonat më pak të mbuluara nga donatorët e tjerë siç janë zonat rurale dhe segmentet më të varfra të popullatës.

Tre linjat e para të veprimit përfshirë inspektimin nga inxhinierë të strukturave, strehimin, dhe një skemë pilot për mbështetje financiare.

“Mbështetja zvicerane për pasojat e tërmetit ishte e shpejtë, efiçente dhe gjithë-përmbledhëse”, thotë Ambasadori zviceran Adrian Maître. “Ekipi nga Ndihma Humanitare në Bern, Ambasada dhe projektet tona bashkërenduan dhe dhanë maksimumin e mundshëm për të ndihmuar njerëzit më të prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit. Gjithashtu, pas një kërkese nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ne ramë dakord që të shtojmë mbi 450,000 Euro për rindërtimin e disa qendrave shëndetësore në zonat e prekura”, deklaron Ambassador Maître.

Faza e re e mbështetjes fokusohet në rindërtimin e të paktën 5 qendrave në Durrës dhe përreth, të cilat kanë pësuar dëmtime serioze strukturore nga tërmeti dhe të cilat nuk konsiderohen të sigurta për qytetarët dhe për stafin mjekësor. Rreth 45,000 banorë mbulohen nga këto 5 qendra, dhe të cilët aktualisht por marrin vetëm shërbimë mjekësore minimale.

Ekipi i përgjigjes së shpejtë siguroi strehim dimëror për 1,100 njerëz në Kurbin, Mirditë dhe Shijak. Kjo linjë e mbështetjes përfshiu 250 çadra dimërore familjare, 400 krevate, 1,200 batanije dhe mbulesa tarpauline.

Për familjet më të dëmtuara, një skemë pilot për mbështetje financiare po vazhdon të mbulojë nevojat më urgjente për riparimin e shtëpive dhe për nevojat themelore.

Më shumë mbështetje nga Zvicra do të jepet bazuar në vlerësimin e nevojave që do të kryhet nga qeveria e Shqipërisë së bashku me partnerët ndërkombëtarë në Janar 2020. Ambasada do të vendosë adaptime të mundshme të programit të bashkëpunimit zviceran duke u bazuar në këtë vlerësim dhe pas diskutimeve me qeverinë dhe partnerët.

Misioni zviceran për tërmetin në Shqipëri ishte nga të partë që arritën dhe kontributi i tyre u konsiderua si i rëndësishëm nga qeveria. /e.s/

Next Post
FOTO/ Nga Julia Roberts tek Jolie e Bruce Willis, ja si dukeshin VIP-at në tapetin e kuq para disa viteve

FOTO/ Nga Julia Roberts tek Jolie e Bruce Willis, ja si dukeshin VIP-at në tapetin e kuq para disa viteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In