Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar një të jashtëzakonshme të qeverisë menjëherë pas situatës së krijuar nga tërmetet që goditën vendin pasditen e sotme.
Sipas burimeve të Java news, kryeministri Rama do të mbledhë qeverinë në mesnatë sapo ai të kthehet nga Gjermania.
“Mbledhja do të zhvillohet në mesnatë, sapo kryeministri të mbërrijë në Tiranë”, bëjnë me dije burimet.
Kreu i qeverisë anuloi udhetimin per New York për në OKB dhe nga Frankfurti ai do të kthehet në Tirane.Shefi i qeverisë ka pasur edhe një bisedë me kryeminsitrin italian Conte i cili ka shprehur gadishmërinë për ndihmë homologut të tij shqiptar.
g.kosovari