• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tërmetet në Zharrës, MEI i kërkon “Bankers” ndërprerjen e punimeve në zonë

by Java News
23/12/2016 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Energjisë dhe Industrisë shprehet e vendosur për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të zgjidhur shqetësimin e shprehur nga banorët e fshatit  Zharrës.

Në këtë kuadër, Ministri Gjiknuri i ka kërkuar ditën e sotme kompanisë “Bankers Petrolium” ndërprerjen urgjente të operacioneve të injektimit me presion të lartë të ujit teknologjik në puset e lokalizuara përreth fshatit Zharrëz, deri në një njoftim të dytë.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë bën me dije se është komunikuar vazhdimisht edhe me grevistët dhe përfaqësuesit e komunitetit të zonës së prekur për të ndjekur hap pas hapi të gjithë masat që po merren, ndërsa ka vijuar bashkëpunimi intensive edhe me Bashkinë e Patosit si dhe me Prefektin e  Fierit. Ndërkohë, një grup nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe me pjesëmarrjen e Kryetares së Bashkisë Patos  kanë shkuar në Zharrës për tu takuar drejtpërdrejt me pjesëmarrësit e grevës dhe përfaqësuesit e komunitetit të Zharrëzës.

gjiknuri zharrez

Si pasojë e intensifikimit të aktivitetit sizmik në zonën e Zharrëzës në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, ku operon me operacione hidrokarbure kompania koncesionare “Bankers Petroleum”, si edhe në përgjigje të shqetësimeve të banorëve të Zharrëzës dhe zonave përreth për dëmet e shkaktuara nga këto tërmete, Ministri Gjiknuri ka urdhëruar ngritjen me urgjencë të një grupi pune me përbërje nga MEI, AKBN, Albpetrol dhe SHGJSH, në bashkëpunim edhe me IGJEUM për të marrë analizuar situatën dhe për të zgjidhur kërkesën e banorëve të kësaj zone. Në zbatim të këtij urdhri, grupi i punës i kryesuar nga Zv. Ministri Bejtja zhvilloi një takim të zgjeruar me përfaqësues të komunitetit, përfaqësues të Bashkisë Patos, të Bankers Petroleum, të Albpetrol, AKBN dhe IGJEUM për të diskutuar problemet e ngritura prej komunitetit lokal. Pjesëmarrësit diskutuan gjerësisht rreth shqetësimeve dhe për masat që duhen marrë për stabilizimin e situatës dhe eliminimin e shkaqeve që i shkaktojnë këto lëvizje sizmike. Gjithashtu, ditën e sotme, u mblodh edhe grupi i punës ku u caktuan detyrat  për eliminimin e problemeve të shfaqura këto ditë, ndërsa iu kërkua Albpetrolit  dhe Drejtorisë së Emergjencave Civile që të marrin të gjithë masat e nevojshme për të ndihmuar banorët në nevojë.

Next Post
Lushnje/ Prangoset nusja, dhunoi vjehrrën 85 vjeçare

Ndalohet në portin e Durrësit fierakja e dënuar për ushtrim prostitucioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

April 6, 2026
BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

April 6, 2026
“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

April 6, 2026
Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

April 6, 2026
U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In