• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tërmetet mund të zgjasin për 5 muaj”/ Sizmologu grek: Shqipëria të pranojë gabimet në ndërtime

by Java News
04/12/2019 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kostas Papazahos, profesori i shquar i sizmiologjisë në Universitetin Aristotelis të Selanikut shpjegon para kamerës së TCH se me të drejtë në Shqipëri ekziston shqetësimi se përse po vazhdojnë kaq shumë lëkundjet sizmike , por nga ana tjetër, thekson se per fat të keq kjo është një dukuri e natyrshme.

“Kur ndodh një tërmet i këtyre përmasave do të ketë një veprimtari sizmike që do të zgjasë 5 deri më 5.5 muaj. E vërteta është se shumica e tërmeteve që pasojnë do të ndodhin në javën e parë pas termetit kryesor, siç edhe po ndodh. Por për fat të keq, edhe në javët e ardhshme dhe më konkretisht në muajt në vazhdim, do të kemi tërmete të tjera, disa prej të cilëve mund të jenë të fuqishëm domethënë diku tek 4, 4.5 , 5 madje edhe 5,5 Rihter.

Pra do të ketë për fat të keq tërmete të mëvonshme të vonuar, shumë më vonë, por nuk do të jetë kjo gjendje që po përjetojnë banorët tani. Vërtet është e papëlqyer kjo që them, por është një dukuri e natyrshme të ketë, zhvillim”, tha Kostas Papazahos profesor i sizmiologjisë UATH.

Papazahos thekson keqardhjen e tij për mënyrën e ndërtimit të banesave të reja në dy dekadat e fundit.

“Në Shqipëri u shfaq një fenomen i çuditshëm pasi është një prej rasteve të rralla kur ndërtimet e viteve te fundit u kryen me sistem antisizmik shumë më të keq se ato më të vjetra. Aty për shkak të mënyrës së tranzicionit ,ndryshimi i menjëhershëm i sistemit, boshllëku i krijuar me ardhjen e një pushteti të ri, anarkizmi i plotë në ndërtim, paratë që hynë në Shqipëri, kompanitë e huaja të ndërtimit me kosto të ulët, që u futën në vend pa asnjë kontroll shtetëror dhe të cilat ndërtuan resorte e ndërtesa turistike pa asnjë specifikë të caktuar, krijuan një fenomen paradoksal të një vrull ndërtimi banesash të cilat ishin të një niveli të ulët sigurie”, tha ai.

Sizmiologu grek nuk përjashton mundësinë e aktivizimit edhe të çarjeve të tjera sizmike në territorin shqiptar dhe këshillon që ashtu si grekë edhe shqiptarët duhet të mësohen me tërmetet.

“Për fat të keq në Shqipëri, e cila është një vend sizmogjenik , ekzistonte fati dhe paaftësia paralelisht, që 20 vitet e fundit nuk ndodhën tërmete të fuqishme dhe u krijuan iluzione tek populli shqiptar dhe shteti se nuk do të ketë tërmete të fuqishme, ndërsa Shqipëria është një prej vendeve me aktivitet të lartë sizmik në Europë”, vijon ai më tej.

Papazahos thekson se tashmë shteti dhe individi duhet të mos jenë indiferentë dhe të kërkojnë më shumë siguri dhe llogari në zbatimin e rregullave antisizmike në ndërtesat e reja.

“Sepse është e vërtetë që disa ndërtesa nuk mund të përforcohen, ndërsa është e sigurt edhe se disa herë riparimi i përforcimeve të tyre është më i shtrenjtë sesa ndërtimi i një banese të re. Dhe këtu vjen ora e pendimit. Vjen një moment kur shikon se gabimet që ke bërë janë kaq të mëdha sa nuk mund të ndreqen. Por në çdo rast shoqëria shqiptare duhet të pranojë gabimet e saj, përndryshe pas 5, 10 apo edhe 2 vitesh ,1 muaji ,do të përjetojmë një Durrës tjetër, apo një vend tjetër që do të shkatërrohet.Natyra sipas ligjeve të saj të palëkundshme ,nuk fal”, shprehet ai.

Duke përfunduar profesor Papazahos thekson se shteti shqiptar ka tashmë një sfidë të vështirë se ku do të gjejë fondet dhe si do të krijojë një legjislacion përkatës që do të imponoje kontrollin dhe përforcimin e ndërtimeve./ Top Channel

g.kosovari

Next Post
“Duhet që të mësojmë të bashkëjetojmë me tërmetet”/ Gjeologu: Këto janë 3 zonat më aktive në Shqipëri

"Duhet që të mësojmë të bashkëjetojmë me tërmetet"/ Gjeologu: Këto janë 3 zonat më aktive në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

January 27, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën i moshuari, prangoset 27-vjeçari

January 27, 2026
“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

January 27, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Madhështore për Berishën, jo për opozitën

January 27, 2026
Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

January 27, 2026
Kuvend, prezantohet pr.buxheti 2026 me vlerë 8.8 mld €/ Malaj: Rrit pensionet e pagat, përgatit vendin drejt BE-së

“508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin”, Malaj: Fermerët në 2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë

January 27, 2026
Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

January 27, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Dado meriton vëmendje të madhe publike

January 27, 2026
Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

“Edhe sot kemi probleme me frymëmarrjen”, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore

January 27, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In