Finlanda dërgon ekspertë dhe ndihma materiale në Shqipëri, për të ndihmuar vendin tonë, në rikuperimin e tërmetit.
Ministria e Brendshme e Finlandës, sipas mediave të vendit Baltik, ka vendosur të dërgojë ekspertë dhe ndihma materiale në Shqipëri, përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, për të ndihmuar në përpjekjet e rimëkëmbjes, pas tërmeteve dhe përmbytjeve. Shqipëria ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare nga Mekanizmi i BE-së për Mbrojtjen Civile, të cilit i përket Finlanda.
Finlanda do të dërgojë një ekspert nga Ekipi i Shpëtimit finlandez, i trajnuar në operacionet e shpëtimit ndërkombëtar, nga ekipet e BE-së.
Përveç ekspertit, ndihma materiale e Finlandës mësohet se përmban 48 tenda familjare, 360 batanije si dhe 1000 krevatë gjumi. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihma materiale nga vendet e BE-së, pasi tërmeti i parë shkaktoi dëme të mëdha, ndërsa edhe përmbytjet nga reshjet e mëdha tբ ditëve të fundit, e kanë përkeqësuar situatën më tej.
Tërmeti i fuqishëm që ra në Shqipëri është pasuar nga disa tërmete dhe përmbytje, të cilat nga ana tjetër kanë çuar në rrëshqitje të dheut dhe kanë shkaktuar shembje të ndërtesave dhe urave.
Komisioni Evropian do të rimbursojë 75% të kostove të transportit.
Finlanda është një ofrues aktiv i ndihmës së ekspertëve dhe eksperti i saj vjen në një ditë, kur një tjetër tërmet ka lëkundur vendin tonë.
Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë Shkalla Rihter ka lëkundur sërish vendin tonë.
Tërmeti është regjistruar në ora 14: 22, sipas matjeve të Instituteve Ndërkombëtare Sizmologjike.
Me një thellësi 10 km, tërmeti ka pasur si epiqendër një zonë afër Shijakut, rreth 30 km në perëndim të Tiranës, ose afër vatrës që lëkundi fuqishëm rreth një javë më parë vendin tonë.
Tërmeti i sotëm ndonëse konsiderohet i dobët nga sizmologët, është më i forti që kanë shënuar shërbimet sizmologëve në 12 orët e fundit, kudo në botë.
Megjithatë, ekspertët parashikuan se do të ketë për rreth një muaj lëkundje të tjera më të dobëta, se tërmeti me magnitudë 5.7 i Shkallës Rihter, që tronditi Shqipërinë, gjë kjo e zakonshme kudo ku bie një tërmet i fortë, derisa të shuhet vala e tij.
Por nuk mund të bëhen kurrsesi parashikime se kur bie një tërmet, si dhe fuqia e tij.
/a.r











