Gjatë komunikimit online me kryebashkiakët nuk kanë munguar batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi.
Biseda mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçit
Edi Rama: Tërmet, Tërmet, të lutem se ti je i lëvizur shumë, duhet të bësh çmos që kjo hapje të mos na turpërojë atje në Tepelenë me historia që na kthehen në zinxhir epidemik?
Tërmet Peçi: Komandat, urdhri jot zbatohet, këtu o korona o tërmet nuk bëhet fjalë. Masat e qeverisë janë zbatuar me përpikëmëri. Falë Zotit dhe masat që keni marrë ju nuk kemi asnjë rast. Tepelana është model
Edi Rama: Deri tani model jeni por ju lutem se hapja ka sfidat e vetme. Prandaj me njerëzit e bashkisë dhe kryepleqtë të përcjellin mesazhet
Tërmet Peçi: Po komandat
Në një moment kur kryeministri po tentonte të lidhej me kryebashkiakun e Sarandës, ndërhyn sërish ai i Tepelenës.
Tërmet Peçi: Alo komandant?
Edi Rama: Pusho, pusho se e hapi Adriani. /e.s/