Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peci ka reaguar duke mohuar akuzat e Ristanit për fshehje të Balilit duke i cilësuar si gënjeshtra.
Pas akuzave të PD, ka reaguar edhe Drejtori i Transporteve në Gjirokastër Dino Selimi duke i cilësuar si shpifje deklaratat.
“Ristani shpif dhe kjo qëllimisht. Balilin e kam njohur në rrugë institucionale pasi ka qenë drejtor i Drejtorisë së Transporteve në Sarandë dhe raportet kanë qenë vetëm në këtë drejtim. Për cdo gjë jam i hapur të vihem në dispozicion të institucioneve ligjzbatuese” shprehet ai për Report Tv.











