Një tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter tronditi ishullin Evia dhe u ndje gjerësisht në rajonin e Atikës në Greqi.
Epiqendra e tërmetit ishte 15 kilometra në verilindje të qytetit të Kalkida, në një thellësi prej katër kilometrash.
Deri më tani sipas asaj që raportojnë mediat vendase nuk ka as viktima apo të lënduar por banorët kanë dalë në rrugë nga lëkundjet e forta.
/a.r