Qatar Airways, sponsori i Barcelonës, ka hequr dorë nga sponzorizimi i klubit katalonas. Barcelona ka marrë një lajm të keq. Sponsori kryesor i klubit nga Camp Nou, Qatar Airways i ka mbyllur dyert për kampionin e Spanjës dhe Evropës, raporton AS. Drejtuesit e kësaj kompanie nga viti 2010 kanë derdhur në arkat e klubit 33 milion euro çdo vit, përcjell gazeta Express. Por, së fundit drejtuesit e Barcelonës kanë kërkuar që kontrata të përmirësohet, dhe kjo ka nervozuar udhëheqësit e QSI (Qatar Sport Investments), të cilët kanë vendosur që mos ta vazhdojnë më bashkëpunimin. Kështu, marrëveshja mes Barcelonës dhe QSI-së pritet të skedoj në qershor, dhe sipas gjitha gjasave nuk do të rinovohet.