Një tërmet i fortë me magnitudë 4.5 të shkallë rihter ka tronditur mesditën e sotme Greqinë Qendrore.
Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti u regjistrua rreth orës 12:54, 11 kilometra në lindje të Thivas, në një thellësi prej 5 kilometrash.
Nuk ka informacione për dëme materiale apo të lënduar si pasojë e tërmetit. Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin e Athinës.
Kujtojmë që Greqia, Turqia dhe Shqipëria kanë qenë një vatër e nxehtë tërmetesh kohët e fundit.
/a.r