Një tërmet me madhësi 6.8 u regjistrua në Filipinet jugore, konkretisht në ishullin Mindanao. Epiqendra ishte në qytetin e populluar të Davaos në një thellësi prej 28.2 kilometrash.
Sidoqoftë, shërbimi gjeologjik amerikan Usgs ka deklaruar se nuk ka dëme në njerëz dhe në ndërtesa. Nuk ka gjithashtu rrezik për një tsunami.