Beteja në Aleppo po shkon drejt fundit, trupat e Bashar Al Assad të mbështetura nga forcat ruse kanë pushtuar të gjithë qytetin e vjetër, i cili ishte nën kontrollin e forcave rebele.
Lajmi është konfirmuar nga Observatori për të drejtat e njeriut sipas së cilës forcat qeveritare kanë avancuar me shpejtësi në pjesën lindore të qytetit duke rimarrë nën kontroll rreth 80% të zonës.
Marrja e qytetit i bashkohet tashme hartës së vendeve që forcat e kolaicionit kanë arritur të pushtojnë.
Ndërsa në duart e rebelevë mbetet ende pjesa juglindore e qytetit. Pak ditë më parë OKB kish lëshuar alarmin se Aleppo për shkak të bombardimeve rrezikonte të shndërrohej në një varrezë gjigande.
Autoritetet bëjnë me dije se më shumë se 80 mijë persona janë arratisur nga lagjet lindore të Alepos.
Shqiptarja/d.i.