Në Shqipëri, pritet që të tërhiqen masat ajrore afrikane duke sjellë një mot disi më të freskët. Megjithatë kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendin deri në orët e pasdites ku vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore duke sjellë rrebeshe shiu dhe mini-stuhi ere në juglindje dhe ekstremin jugor të vendit.
Sipas MeteoAlb, do të ketë shtim të lagështirës në ajër duke bërë që temperaturat të ndjehen më të larta. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 38°C. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
g.kosovari