• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tërhiqen 3 kandidatë nga gara për kreun e FRPD. Greta Koçi: Ja pse u dorëhoqa nga gara

by A R
17/11/2015 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Greta Koçit, edhe dy kandidatë të tjerë janë tërhequr nnga gara për kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për Lisandër Hoxha dhe Enri Ceno.

Ata nuk kanë dhënë ende asnjë deklaratë për arsyet e tërheqjes nga gara, por burimet nga Partia Demokratike thonë se shkak ishin rezultatet e dobbëta për garën e dritanishme.

Nga 6 kandidatë që e nisën garën, tashmë kanë mbetur vetëm 3 kandidatë, Ervin Salianji, Belind Këlliçi dhe Oriela Nebijaj.

Ndërkohë, Greta Koçi në një postim në rrjetin social Facebook ka deklaruar se ëhstë tërhequr për arsye personale. Në këtë postim ajo ka shprehur edhe mbështetjen për nëjrin prej kandidatëve.

Ja postimi i plotë i Greta Koçit

“Dorëhiqem nga gara për kreun e FRPD për arsye personale dhe mbështes kandidatin, Belind Këlliçi.

Të dashur miq, mbështetës, të rinj dhe të reja demokrate. Po ju drejtohem sot me shpresën se sinqeriteti dhe përkushtimi im në FRPD gjatë periudhës 4 vjeçare që kam mbajtur postin e Nënkryetares, nuk ju ka zhgënjyer. Ju keni qenë forca ime e vërtetë, pasi me mbështetjen tuaj më keni motivuar gjithmonë në rrugëtimin tim politik. Kam qenë gjithmonë e bindur se nëse në çdo vendim timin, në funksionin e Nënkryetares së FRPD, do të mbaja parasysh energjinë, idetë dhe vullnetin tuaj për të luftuar me mish e me shpirt për lirinë dhe demokracinë, sëbashku do të bënim të pamundurën, të mundur. Sëbashku kemi qenë në krye të aksioneve opozitare për më shumë drejtësi, dinjitet dhe mirëqënie. I kemi kërkuar të drejtat tona kudo dhe çdo herë që kjo qeveri ka nëpërkëmbur vlerat demokratike dhe të drejtat themelore të njeriut.

Sinqerisht, më lejoni t’ju shpreh falenderimet e mia më të thella për të gjithë besimin që patët tek unë, me bindjen se sëbashku kemi ndarë çaste të mrekullueshme në një kohë kur demokracia rrezikohej dhe vazhdon ende të rrezikohet nga ata që e urrejnë progresin dhe vizionin e një Shqipërie me vlera europiane. Dua gjithashtu të falenderoj liderin historik të Partisë Demokratike, Z. Sali Berisha, për besimin që pati tek unë kur më caktoi në këtë post mjaft të rëndësishëm në FRPD, si edhe Kryetarin aktual të demokratëve, Z. Lulzim Basha, për bashkëpunimin e mrekullueshëm që kam patur gjatë kësaj kohe në kauzën tonë të përbashkët si kërkesa primare e Partisë Demokratike, që është dekriminalizimi i politikës dhe rikthimi i një parlamentarizmi të denjë për shqiptarët.

Për arsye personale, me keqardhje të thellë më duhet t’ju bëj me dije dorëheqjen time si kandidate në garën zgjedhore për Kryetarin e ri të FRPD. Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi, kontributi dhe puna ime e ngushtë me FRPD dhe Partinë Demokratike do të vazhdojë të jetë njësoj si më parë për sfidat që na presin në kuadër të aksioneve opozitare. Jam e bindur se të gjithë kandidatët që janë në garë mbartin vlera të padiskutueshme dhe kanë dhënë kontributin e tyre të veçantë për Partinë Demokratike, por duke i njohur mirë platformat dhe alternativat që ata japin për organizimin dhe mirëmenaxhimin e të rinjve dhe të rejave demokrate, unë personalisht do të mbështes Belind Këlliçin për postin e Kryetarit të ri të FRPD. Ftoj të gjithë mbështetësit dhe dashamirësit e mi, si edhe të gjithë të rinjtë dhe të rejat demokrate që duan të shohin një Forum Rinor që të jetë promotore e vlerave të vërteta dhe avokate e të drejtave tona, të votojnë Belind Këlliçin. Ju falenderoj edhe njëherë për mbështetjen tuaj dhe shihemi në aksionet e ardhshme opozitare”.

g koci facebook

Next Post

Ish e dashura e Charlie Sheen, Heidi Fleiss: Edhe pse ka SIDA, do martohesha me të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

March 4, 2026
Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

March 4, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In