Trajneri Pep Guardiola po mendon fundin e karrierës. Ndërsa ndodhet nën drejtimin e ekipit të futbollit anglez Manchester City, pas fitores 2-1 me Burnley, ai tha se koha e tij si trajner po përfundon.
“Do të qëndroj në Manchester për tre sezonet e ardhshme dhe ndoshta pak më shumë por gjithsesi po i afrohem fundit të karrierës time si trajner, jam i sigurt për këtë. Nuk do të qëndroj në pankinë deri në moshën 60 apo 65- vjeçare. Ajo që ndiej është se faza që paralajmëron lamtumirën time sapo ka nisur”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp.
I pyetur nëse Manchester është skuadra e tij e fundit, ai tha se “Me siguri është një ndër të fundit”.
Trajneri 46- vjeçar u tërhoq nga futbolli në vitin 2006. Guardiola mes trofeve të shumta si trajner, ka fituar 2 në Champions League, 3 në botërorin e klubeve dhe 5 kamionate kombëtare mes Spanjës dhe Gjermanisë./a.k