• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tërheqja nga kombëtarja, Tifozat Kuq e Zi mesazh emocionues për Lorik Canën

by A R
02/09/2016 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kapiteni Lorik Cana, edhe zyrtarishit i ka dhënë lamtumirë Kombëtares. Tifozët Kuq e Zi, të cilët përmes një postimi në rrjetet sociale kanë falënderuar kapitenin për gjithçka që ka dhënë teksa kanë thënë se: “Lorik Cana është shembulli më tipik se si duhet atdheu”

“Lorik Cana është shembulli më tipik se si duhet atdheu, si lartësohet emri i shqiptarit në botë, si bashkohen ata, si përfaqësohet ai dhe si mbrohet ai (kujtojmë ndeshjen e Beogradit). Për aq kohë sa ishte në fushën e lojës, ai dha gjithçka, grintën, shpirtin, pasionin, dashurinë dhe forcën prej një lideri”, shkruhet në postimin e tifozëve Kuq e Zi.

Mesazhi i plotë:

Si gjithçka tjetër në këtë jetë, çdo fillim e ka dhe një fund. Dje, kapiteni jonëLorik Cana dha lajmin zyrtar për tërheqjen nga Kombëtarja si lojtar aktiv. E kishim dëgjuar edhe më parë, por bënim si të shurdhër, e kishim lexuar por bënim si të verbër, nuk e besonim, nuk e prisnim, as edhe nuk e kishim menduar ndonjëherë se do të vij ky moment.

Lorik Cana është shembulli më tipik se si duhet atdheu, si lartësohet emri i shqiptarit në botë, si bashkohen ata, si përfaqësohet ai dhe si mbrohet ai (kujtojmë ndeshjen e Beogradit). Për aq kohë sa ishte në fushën e lojës, ai dha gjithçka, grintën, shpirtin, pasionin, dashurinë dhe forcën prej një lideri.

92 ndeshje me Kombëtaren, është absolutisht një rekord, për një djalosh që i bashkoi kaq shumë shqiptarët, na dha kaq shumë emocione duke dhënë kaq shumë për këtë fanellë.

Sot, me gjysmë zëri ne themi se e respektojmë vendimin për tërheqje, paçka nuk na pëlqen aspak, sepse tek ti kishim krijuar një mit, një figurë të përhershme që do të të shihnim të përhershëm në fushë.

Kapitenët e ekipit kombëtar mund të ndërrohen, mund të vijnë të tjerë lojtarë më me klasë, më me zemër, me më shumë forcë, por për një gjë të jesh i sigurtë, ti do jesh kapiteni jonë përgjithmonë.

Faleminderit Lorik! Përjetësisht!

#FaleminderitKapiten #LorikCana5

Ps. Për çfarëdo organizimi qoftë të koreografisë në stadium ose organizim tjetër në lidhje me këtë çështje do të ju njoftojmë paraprakisht.

Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!

Image may contain: 2 people , text
/a.m.

Next Post
Meta takon Engel, kongresmeni vlerëson miratimin e reformës në drejtësi

Meta takon Engel, kongresmeni vlerëson miratimin e reformës në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In