• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tërbohet” moti/ Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë. Si paraqitet situata nga moti në Shqipëri

by Java News
17/09/2022 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është përfshirë nga reshje shiu këtë të shtunë. Situata më e rënduar për momentin paraqitet në Tropojë, aty ku kryetari i Bashkisë ka njoftuar se dëmet janë të mëdha si pasojë e shiut të pandërprerë prej dy ditësh. Sipas Rexhë Byberit përshkallëzimi i situatës në të gjithë territorin e bashkisë që ai drejton po shkon drejt një katastrofe natyrore ndërsa theksoi se gjendja më alarmante paraqitet në fshatin Vlad. Situata në bashkitë e tjetra të vendit paraqitet më e qetë për momentin. Kujtojmë që një ditë më parë sinoptikanët kanë parashikuar që reshjet më intensive do të jenë në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës, të cilat rrezikohen nga përmbytjet. Megjithatë deri më tani, siç kanë raportuar gazetarët, situata është e qetë.

Si paraqitet situata:

Tropojë – Siç e theksuam, kreu i bashkisë Rexhë Byberi, ka njoftuar se situata është emergjente si pasojë e motit të keq. Ai njoftoi se kanalizimet janë të tejmbushura, por nga gërryerjet dhe shembjet e mëdha janë në rrezik banesat e qytetarëve. “Gjendja më alarmante është në fshatin Vlad, por pothuajse në të gjithë territorin e Bashkisë përshkallëzimi po shkon drejt një katastrofe natyrore”, njoftoi Byberi i cili i bëri thirrje banorëve për kujdes të shtuar dhe solidaritet. Më vonë në një komunikim zyrtar, Emergjencat Civile njoftuan se në njësitë administrative Bytyç dhe Mergegaj ka përmbytje të jashtëzakonshme. Në fshatin Fushë Lumi janë bllokuar 7 familje si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve dhe ujit të grumbulluar.

Shkodër – Në Shkodër gjatë natës ka rënë shi me intensitet normal. Deri më tani nuk raportohet për problematika. Ndërkohë mësohet se në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz vazhdojnë reshjet e shiut pa ndërprerje që ditën e djeshme. Për pasojë janë dëmtuar rrugët rurale dhe nacionale. Konkretisht rruga nacionale Qafë Mali – Fierzë, e cila është e pakalueshme për shkak të rënies së dherave dhe rrëshqitjes së aluvioneve. Gjithashtu të gjitha rrugët rurale në Njësite Fierzë, Blerim dhe Iballë janë të dëmtuara dhe thuajse të pakalueshme. Në njësitë administrative të Iballës dhe Fierzës ka shkëputje të energjisë elektrike. Në Bashkinë Malësi e Madhe gjatë gjithë natës ka pasur reshje shiu. Si rezultat i tyre ka patur bllokim të rrugës Tamarë-Vukël si dhe në Vermosh. Për zhbllokimin e tyre po punojnë 2 fadroma.

Situata në Shkodër

Elbasan – Moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Elbasanit. Stuhia e shiut dhe erës shkaktoi disa problematika në qytetin e Elbasanit duke rrëzuar tjegulla nga banesat, thyerje pemësh, shembje tendash, por edhe disa përmbytje bodrumesh dhe njësish tregtare. Probleme me përmbytje dhe bllokime raportohet në disa rrugë rurale, ndërsa në aksin Elbasan-Librazhd-Qafëthanë, ka rrëshqitje gurësh dhe inertesh, por pa bllokuar rrugët. Gjithashtu si pasojë e stuhisë  ka ndërprerje të energjisë elektrike në Shezë dhe Gjocaj të Peqinit, gjithashtu edhe në Gracen të Elbasanit.  Shtabi i emergjencave në prefekturë po mban lidhje me institucionet dhe njësitë vendore për monitorimin e situatës. Në qytet avaritë janë eliminuar dhe gjithashtu në akset nacionale ndërmarrjet nënkontraktuese po largojnë gurët.  Nuk raportohet për përmbytje.

Lushnje – Gazetarja e Klan News, Anila Sefa raporton se reshjet nisën me intensitet pas orës 08:00 të mëngjesit për rreth 30 minuta. Kjo ka sjellë bllokimin e rrugëve kryesore nga ujërat duke bërë të vështirë kalimin e këmbësorëve. Sipas gazetares këto rrugë bllokohen nga uji sa herë bie shi me intensitet të lartë për shkak të mungesës së rrjetit kullues. Megjithatë në këto momente reshjet janë më të pakta dhe uji është tërhequr.

Tiranë – Prej mëngjesit në kryeqytet kanë nisur reshjet e shiut me intensitet normal. Deri më tani nuk raportohet për asnjë problematikë.

Lezhë – Gazetarja Vera Deda raporton se në Lezhë ka nisur prej disa minutash shiu. Megjithatë, në këtë qytet nuk raportohen problematika.

Pogradec – Raportohet se atje prej më shumë se 1 orë kanë rënë reshje të shumta shiu. Nuk raportohet për problematika.

Vlorë – Në qytetin bregdetar shiu ka filluar gjatë natës. Atje nuk raportohen të ketë problematika si pasojë e motit të keq.

Durrës – Aty situata paraqitet e qetë dhe pa reshje shiu.

Dibër – Raportohet se atje ka nisur shiu që prej orës 08:00 të mëngjesit. Megjithatë reshjet janë normale dhe nuk ka pasur stuhi. Deri më tani nuk raportohen probleme.

Korçë – Gazetarja Daniela Zisi raporton se në këtë zonë nuk bie shi.

Gjirokastër – Raportohet se edhe në këtë qytet nuk ka reshje shiu.

g.kosovari

Next Post
“Kishin qëllim shkatërrimin pa kthim të gjithë sistemeve”/ Rama për sulmet kibernetike: Dokumentet e publikuara s’ishin sekrete

"Kishin qëllim shkatërrimin pa kthim të gjithë sistemeve"/ Rama për sulmet kibernetike: Dokumentet e publikuara s'ishin sekrete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

December 28, 2025
KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

December 28, 2025
Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi

Kamioni përplasi për vdekje motoristin, arrestohet shoferi

December 28, 2025
Historia frymëzuese e 37-vjeçares në Laç, nga tri betejat me kancerin, tek artizanati

Historia frymëzuese e 37-vjeçares në Laç, nga tri betejat me kancerin, tek artizanati

December 28, 2025
“Podcasti” i Ramës / Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni

“Podcasti” i Ramës / Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni

December 28, 2025
Rihapet kinema “Republika”, filmat më të fundit do të jenë premierë në Shkodër

Rihapet kinema “Republika”, filmat më të fundit do të jenë premierë në Shkodër

December 28, 2025
Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

December 28, 2025
Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

December 28, 2025
Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

December 28, 2025
Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com