• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Terapitë e reja dhe arsyet pse nuk është zbuluar kura e kancerit

by A R
06/02/2017 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjekësia ka kryer punë të mirë në zvogëlimin e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru, por nuk ka bërë punë aq të mirë me kancerin. Pavarësisht luftës prej 4 dekadash me këtë sëmundje e cila ka kushtuar qindra miliarda dollarë.

Vetëm në Amerikë diagnostikohen 1.7 milionë njerëz në vit me kancer, ndërsa 600,000 njerëz vdesin në vit nga kjo sëmundje. Përse nuk është zbuluar kura kundër kancerit? Arsyeja kryesore se përse kanceri ka qenë problem i vështirë për ta trajtuar është për shkak të mungesës bazike të informacioneve rreth mekanizmave molekularë që e shkaktojnë atë. Ilaçet e para që kanë filluar ta trajtojnë kancerin – kimioterapitë – kanë ardhur gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ishte zbuluar se njerëzit që ekspozohen ndaj mustardës së nitrogjenit, kimikal i njëjtë me gazin e mustardës, kishin pësuar zvogëlim të dukshëm në qelizat e bardha të gjakut, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kishin hetuar në qoftë se këta përbërës mund të përdoreshin për ta ngadalësuar rritjen e qelizave të shpejta, siç janë qelizat kanceroze. Kësisoj ka filluar epoka e testimit të përbërësve të ndryshëm kimikal për të parë nëse do t’i vrisnin tumorët. Ilaçet të reja ishin zbuluar që vepronin kundër kancerit, por nuk zbulonin shkaktarin e kancerit e as faktin se përse këto tretmane shpeshherë funksionin vetëm përkohësisht.

Sidoqoftë, qysh nga atëherë është shënuar progres i jashtëzakonshëm. Falë kuptimit më të gjerë dhe më të thellë për qelizat biologjike dhe gjenetikës, sot ekziston një numër i madh, i cili është vazhdimisht në rritje i terapive të cilat janë dizajnuar në një nivel molekular për t’i njohur karakteristikat e veçanta të qelizave kanceroze. Bashkë me kimioterapinë, ndërhyrjet kirurgjike dhe radioterapinë, këto medikamente të cilat përdoren veçmas apo në kombinim kanë shpirë në rritje të ngadaltë, por të qëndrueshme të pacientëve që i mbijetojnë kancerit.

Kanceri i cili shfaqet në fëmijëri dhe kanceri i gjirit tani janë më të shërueshëm se asnjëherë më parë. Por, ende mbetet shumë punë për t’u bërë: disa nga ilaçet e reja kundër kancerit janë produkt i kuptimit të thellë të mënyrës se si ndryshohen qelizat kanceroze dhe si i ikin heqjes nga trupi. Sot, kanceri shihet më pak si sëmundje e organeve, dhe më shumë si një ndër mekanizmat molekularë që shkaktohet nga mutacioni i gjeneve të caktuara.

Ndikimi i këtij ndryshimi në mënyrën se si mendojmë është se tretmani më i mirë, të zëmë shembull kancerin kolorektal, mund të jetë i dizajnuar dhe i aprovuar për përdorim kundër tumorëve në pjesë krejtësisht të ndryshme të trupit, siç janë gjinjtë.

Sidoqoftë, një premtim të jashtëzakonshëm mund ta kemi nga një terapi e re, e cila quhet imunoterapia, e cila pajisë sistemin e imunitetit të trupit për ta luftuar kancerin.

Bota ende nuk ka shëruar shumë lloje të kancerit të cilat ekzistojnë. Por, përgjatë pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme, epoka e mjekësisë së personalizuar mund të shohë progres enorm në shndërrimin e sëmundjes së kancerit në diçka që i mbijetohet./a.m.

Next Post

Qëndrimi i Shqipërisë për armët bërthamore në NATO, Bushati: Ja pse ndryshuam qëndrim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Trump kërcënon Iranin për armëpushimin: Nëse marrëveshja nuk zbatohet, goditjet do të jenë më të fuqishme

April 9, 2026
Analiza: Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

Analiza: Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

April 9, 2026
Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In