Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 181 kg lëndë narkotike kanabis sativa ndërsa ka shpallur në kërkim dy vëllezër posedues lëndës narkotike.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative gjatë ditës së djeshme, policia gjatë një kontrolli të ushtruar në stanin e shtetasit Ladimir Kadëna,në vendin e quajtur “Përroi Shelgjeve” në Kurvelesh, zbuloi dhe sekuestroi 181 kg kanabis sativa.
Në kërkim u shpallën dy vëllezërit posedues Ladimir Kadëna, 60 vjeç, lindur në fshatin Rexhine,Tepelenë dhe banues në Sarandë si dhe Labë Kadëna, 56 vjeç, banues në fshatin Rexhine, Tepelenë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.









