Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e darkës në Tepelenë, një 36 vjeçar ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij.
36 vjeçari Gjergji Hasani është përplasur me kushëririn e tij Altin Llani, 37 vjeç për një konflikt me motive të dobëta, dhe pas kësaj ka nxjerrë armën e zjarrit duke qëlluar të riun.
Mësohet se autori i vrasjes vuante nga depresioni kohët e fundit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zëmblan të Tepelenës./java/a.k