Fotoja e Stresit në një dhomë të mbushur me hashash bëri bujë disa vite më parë, por kohët e fundit hashashi është përhapur aq shumë saqë nuk i bën më askujt përshtypje.
Në të gjithë vendin ka sasi të mëdha të këtij “malli me vlerë” dhe fitimprurës për shqiptarët, edhe pse vijojnë ankesat për uljen e çmimit të tij, për shkak të prodhimit në masë.
Kjo foto është bërë në një nga fshatrat e Tepelenës dhe vetë personi që e ka dërguar në redaksinë e Jeta Osh Qef thotë se sfidon Stresin për sasinë e hashashit që hedh me lopatë.