Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e trafikut të drogës.
Arrestimi i tyre është bërë pranë qendrës historike të Mazzano Romano.
Ndonëse u përpoqën të largoheshin, shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur u arrestuan pas gjetjes dhe sekuestrimit të 103 gramëve kokainë, pjesërisht të prerë dhe të gatshme për shitje.
Mediat fqinje bëjnë me dije se ndaj shqiptarëve u mor masa e “arrestit shtëpiak”.
/a.r