Nje person ka tentuar të vetëdigjet sot para Kuvendit duke u lyer me benzinë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “George W. Bush” dhe konkretisht në sheshpushimin e hyrjes së Kuvendit ku shtetasi me inicialet F.H., apo travestiti sic njihet ndryshe me emrin Anxhela, ka tentuar të vetëdigjet.
Njoftimi i policise:
“Rreth orës 14:00, shtetasi F. H. ka qëndruar i vetëm, në sheshpushimin para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe me vete mbante një shishe plastike e dyshuar me lëndë djegëse benzinë, me të cilën ka sperkatur të gjithë trupin. Më pas nxorri çakmakun për ti vendosur flakën vetes.
Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve të Patrullave të Përgjithshme, duke shmangur zjarrvënien dhe duke neutralizuar veprimet e mëtejshme të këtij shtetasi.
Shtetasi F. H. është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Nr 1 Tiranë, për sqarimin e rrethanave në lidhje me këtë incident”.
ma.me