Pasagjerët e një avioni të linjës British Airways kanë kaluar çaste tmerri teksa ishin në fluturim. Një avion i nisur nga Londra është detyruar të bëjë ulje të detyruar pasi një pasgjere tentoi të hapë një prej dyerve të mjetit fluturues.
Pas këtij veprimi, avioni ka bërë ulje të detyruar në një pistë në SHBA.
Sipas disa dëshmive, gruaja ka tentuar të hyjë me forcë në kabinën e pilotëve dhe në këtë moment është dhënë alrmi i nivelit të dytë, që tregon se në avion ka pasur akte dhune. Por kjo pistë rrëzohet nga një brim i kompanisë ajrore.
“Një pasagjer rebel dhe e çekuilibruar tentoi të hapë një nga portat e avionit, por jo atë të kabinës së pilotëve”, – tha punonjësi i kompanisë.
Ndërkohë, autoritete amerikane kanë mohuar që ky akt të ketë lidhje me akte terroriste.









