Policia e Kavajës ka arrestuar një 40-vjeçar si autor të ngjarjes së ndodhur më 13 gusht, tek Mali Robit në Golem ku tentoi të vriste një person me armë zjarri.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në drejtimin e Prokurorisë, falë një pune intensive hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur dokumentimin ligjor si dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin D. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 13.08.2020, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.Xh.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
/e.rr