Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar nga Elbasani pasi tentoi të vrasë me thikë shtetasin R.L., 29 vjeç.
Siç njofton policia në pranga u vu Besnik Selita, 41 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan.
“Arrestimi në flagracë i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi në lagjen “Aqif Pasha”, gjatë një konflikti për motive të dobta, ka tentuar të vrasë me thikë, shtetasin R.L., 29 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë, thikë.
a.ç