• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tentoi të shtypë studentët me makinë”, reagon gazetarja Kazhani (VIDEO)

by A R
17/12/2018 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mira Kazhani

Siç e shihni edhe tek video e titullit ‘fake news’ në faqen JOQ, jo vetëm që kam pritur më shumë se 30 minuta, por kam duruar edhe sjellje arrogante. Por në gazetari mësohesh dhe sidomos e di mirë ekzaltimin e turmës. Ndoshta isha e vetmja shofere që po e “pëlqeja”, sepse xhirova gjatë gjithë kohës dhe dërgoja ndonjë tekst pasqyrues në redaksi.

Jam, sigurisht, e zhgënjyer nga mënyra sesi protesta madhështore ishte shndërruar në gallatë.

Edi Rama shpresoj ta ketë kuptuar se gallatës në Instagram i erdh’ fundi dhe se shteti është gjithçka i duhet këtij vendi. As ai, as Luli, as Monika, por për fatin e shtuar, ne kemi vetëm personazhe dhe protestues.

Më erdh’ keq gjithashtu për sjelljen e disa vajzave, që ndërkohë që tentova të flas me to dhe t’u them se jam vetëm unë këtu, hapeni rrugën, përqeshnin dhe provokonin pa më njohur fare. Sot jam ndjere e pambrojtur nga shteti im, po, po. Nuk i kam asnjë borxh e kusur hormoneve të askujt.

Do i jepja një shpjegim nëse po e bënin me një gazetare, por për dijeni të lexuesve, vetëm në fund, kur në video dallohet që më afrohet një gazetare që më sqaron se ishte hapur një kryqëzim dhe se mund t’i bija andej, u mor vesh se unë isha gazetare. Keni edhe reagimin e një vajze që thotë: Uh Mira Kazhani qenka kjo?

Si me porosi që ishin, e kuptuan se duhet të bënin pak zhurmë. Hapa xhamin dhe i thashë një vajze me çantë “Prada” e që e përdorte shumë gishtin e mesit, se në protestë s’dilet me “Prada” dhe se dora e një vajze shëmtohet nga ai gjest.

Vazhduan argëtimin dhe një djalë u afrua dy a tri herë dhe më thoshte se s’kanë ç’bëjnë, se edhe ata për hall kanë dalë. Një burrë, para meje, u lut i shkreti dhe kur pashë që e lejuan atë, qëndrova në heshtje dhe thashë të paktën mbeta vetëm unë, siç edhe duket në video. Nuk kishte më asnjë.

Si gazetare, i kuptoj edhe skenarët që në raste adrenaline zhvillohen shpejt dhe aty për aty. Në fund, ndeza makinën dhe kam bërë zhurmë me marshin dhe i kam rënë borisë me mesazhin që tani mjaft, më lini të kaloj. Sepse ky ishte postblloku i dytë, dhe me logjikën e të parëve unë u lejova të kaloj se e kisha bërë turnin tim, dhe se ishte radha e të tjerëve.

Por këta të dytët ndryshuan mendjen dhe më mbanin vetëm mua kot sa për simbol të protestës. Makina ime u nis kur duhet të ecja indietro pasi një kolege më ndihmoi duke më lajmëruar se u hap një kryqëzim në anën e djathtë.

Pastaj e gjeta veten kundër çdo etike në një faqe bulliste si JOQ, që janë gati të masakrojnë imazhin e çdokujt përmes ‘fake news’, edhe kur video ua rrëzon titullin.

As nuk e kam ditur që po xhirohem, sepse po xhiroja vetë. Dhe më kanë bërë nder ata mua dhe jo unë atyre. Fjalët i merr era por pamjet flasin vetë.

Dua të falënderoj gruan e panjohur, që është afruar dhe ka kërkuar që të ma hapnin rrugën, sepse me siguri ka qenë dëshmitare se ç’po ndodhte aty.

Nuk u mërzita në asnjë moment për veten se më prishën gjakun kur i shihja që nuk hanim asnjë logjikë për njerëz që kishin hall vertet.

Një burrë lutej të dërgonte nënën në spital. Mund edhe të ketë ndonjë tolerim aq më tepër që s’jemi as pedagoget e tyre as politikanë por hallexhinj si ata dhe jo halexhinj.

Si përfundim, sa për pjesën time siç shihet në video, kalova nga një kryqëzim që u hap dhe arrita në shtëpi, ku mësova se isha çmendur dhe se desh kisha shtypur studentë të pafajshëm!

Në fakt dikush i shtypi ata. Populli e di se kush. Ata kur të rriten do e kuptojnë.

Vetë shtypën shpresën dhe solidariteti e. shqiptarëve që u gëzuan aq shumë në ditët e para.

Next Post

Mos e ngacmo mumjen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In