• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tentoi të përdhunojë shtetasen rumune, “tradhtohet” nga kalimtarët

by A R
23/11/2015 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 30-­vjeçar nga Valiasi është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës nga Policia e Tiranës, pasi ka ngacmuar seksualisht dhe ka tentuar të përdhunojë një shtetase rumune.

Burime zyrtare nga Policia thanë për “Panoramën” se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës, kur 28­vjeçarja nga Rumania, e cila është e martuar me një shtetas shqiptar, ka qenë duke u kthyer në shtëpi, përgjatë rrugës që lidh Laknasin me Valiasin. Të njëjtat burime thanë se në një moment, kur e huaja po lëvizte në këmbë, në një rrugicë të errët, 30-­vjeçari N.V., tashmë i arrestuar, i është afruar me makinë dhe ka nisur t’i hedhë fjalë.

Më pas ka ngadalësuar shpejtësinë e makinës, duke e ndjekur për disa metra dhe duke lëvizur shumë pranë 28­ vjeçares. Derisa në një moment, kur nuk ka pasur shumë lëvizje, autori ka ndaluar dhe ka tentuar ta fusë me forcë në makinë, duke dashur ta përdhunojë. Burimet thanë se vajza ka kërkuar ndihmë dhe kanë qenë disa kalimtarë, që rastësisht po i afroheshin vendit të ngjarjes, që kanë trembur 30­-vjeçarin. Sapo ka parë që përreth kishte dëshmitarë, i dyshuari ka hipur në makinë dhe i ka dhënë gaz për t’u larguar.

Në këtë moment shtetasja rumune i ka telefonuar sallës operative të Policisë së Tiranës. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.5, të cilët janë vënë në ndjekje të makinës së dyshuar. Pas disa minutash është bërë i mundur ndalimi i 30­-vjeçarit dhe arrestimi i tij. E dëmtuara ka bërë edhe kallëzim me shkrim për ngjarjen, duke shpjeguar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari.

Ndërsa, nga ana tjetër, vetë i arrestuari ka pranuar se i ka hedhur vetëm disa fjalë, duke i thënë: “Sa e mirë që je…”, dhe ka nxjerrë dorën nga xhami i makinës duke e prekur. Por ai mohon të ketë tentuar në ndonjë moment që ta përdhunojë, apo ta rrëmbejë duke e hipur me forcë në makinë. Megjithatë, ai është vënë në pranga nga Policia me akuzën e ngacmimit seksual dhe do të jetë Gjykata që do të vendosë nëse ai do të dënohet apo jo.

 

Next Post

Roberto Saviano: ISIS mposhtet duke ndryshuar ekonominë globale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Votëbesohen në Kuvend 7 ndryshimet në Qeveri, ja votat e ministrave PRO dhe KUNDËR

March 5, 2026
Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

March 5, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

March 5, 2026
‘O ushtar i bandave’, Balla debat me Bardhin për Ballukun: Më 12 mars do jetë gati raporti ynë

‘O ushtar i bandave’, Balla debat me Bardhin për Ballukun: Më 12 mars do jetë gati raporti ynë

March 5, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

March 5, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

“Brenda vitit vjen Brakiterapia”, Sala për mungesën e barnave të Onkologjiku: Po kërkojmë zgjidhje definitive!

March 5, 2026
Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

March 5, 2026
Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

March 5, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Procedura për “Sterilizimin”: Dy juristë të njohur ngrejnë pikëpyetje mbi themelin e procesit ndaj Beqajt

March 5, 2026
Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In