Policia e Mirditës ka arrestuar një 38-vjeçar pasi ka tentuar të përdhunojë në rrugë një 44-vjeçare.
Sipas policisë së Mirditës 38-vjeçari Bardhok Gjeta në orën 07:00 të mëngjesit në vendin e quajtur në një rrugë që nuk kalojnë shumë njerëz, i ka dalë përpara duke i zënë rrugën 44-vjeçares, banuese në Mirditë, ku ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë.
44-vjeçarja ka mundur të largohet duke i shpëtuar 38-vjeçarit i cili tashmë do të duhet të përballet me gjykatën.