Një 15 vjeçare nga Velipoja ka shpëtuar mrekullisht nga duart e një 19 vjeçari nga Lezha i cili ka tentuar ta dhunojë seksualisht në zonë të plazhit.
E reja ka mundur të largohet dhe të shkojë në polici ku dhe ka denoncuar 19 vjeçarin me inicialet B.M.
Policia ka arrestuar menjëherë adoleshentin dhe materialet ai ka kaluar prokurorisë së Shkodrës.
I riu do të hetohet nën akuzën e veprës penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 101 e 22 i Kodit Penal. /b.d