Një shpërndarës i ushqimeve të shpejta me motor është përplasur fatalist mesnatën e së shtunës në Selanik.
Protagonist i aksidentit është një 21-vjeçar shqiptar, i cili u ndalua nga policia në momentin kur tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes.
47-vjeçar shpërndarës i “Fast Food-it” ndërroi jetë pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga i riu shqiptar. Viktima me motorin e tij është përplasur me makinën që lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara në rrugën “25 Marsi”.
Fatkeqësisht i plagosur ka ndërruar jetë në ambulancë gjatë kohës që po transportohej në spitalin e qytetit në “Ippokratio”.
/a.r











