Një drejtues automjeti është vendosur në pranga pasi në gjendje të dehur tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore në Durrës.
“Gjatë monitorimeve të akseve rrugore për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. E, pasi ka konstatuar që kryente lëvizje të çrregullta gjatë lëvizjes në rrugë.
Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe i kanë kërkuar për të kryer testin e alkoolit, Drejtuesi i automjetit duke qenë se drejtonte automjetin në gjendje të dehur iu ka afruar para punonjësve të Policisë rrugore me qëllim mos kryerjen e testit të alkoolit”, informoi sot policia.
Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor.