Një 50 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin në Portin e Durrësit që ta linte të kalonte kufirin. Në prangat e policisë ka rënë Ramadan Hoxha 58 vjeç banues në Dibër.
Sipas policisë arrestimi i tij ka ndodhur për shkak se ai është kapur në flagrancë duke i dhënë 50-Euro punonjësit të Pikës së Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit ,me qëllim që ta linte të kalonte për në Itali pasi më parë ishte refuzuar kalimi i tij.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale të “ Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Redaksia Online
(Javanews.al)









