Tenton të kalojë Kakavijën në drejtim të Greqisë me 12 500 euro cash të padeklaruara, procedohet qiprioti 34-vjeçar.
Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por mësohet se ai do hetohet në gjendje të lirë. Atij i janë bllokuar paratë për shkak se nuk ka deklaruar shumën teksa kalonte kufirin. I pyetur nga policia në pikën e kalimit kufitar, qiprioti është shprehur se paratë janë të tijat, por nuk e dinte që duhej t’i deklaronte. “Eurot janë të miat. Nuk e dija që duhet t’i deklaroja”.
Pas dëshmisë në polici, qiprioti është lejuar të largohet në drejtim të Greqisë, ndërsa paratë janë bllokuar.
a.ç