• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tentativat për ta kthyer 8 dhjetorin si 8 nëntorin e PKSH-së dhe pse nuk patëm Havelin tonë

by Ylli Pata
12/12/2019 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Kremtimi i 8 dhjetorit, edhe këtë vit nuk ju shmang një manie gati 30 vjeçare, që i jep dimension sipërfaqësor një lëvizje që është një nga evenimentet më të rëndësishëm i gjysmës së shekullit të XX për të gjithë shqiptarët.

Lëvizja studentore që kulmoi me demonstratën e 8 dhjetorit rrëzoi një regjim diktatorial 45 vjeçar dhe solli në Shqipëri sistemin demokratik, me zgjedhje të lira dhe natyrisht me pluralizëm politik.

Si rrjedhojë e 8 dhjetorit në radhë të parë lindi Partia Demokratike, partia e parë jokomuniste pas 45 vitesh, që u lançua si alternativë politike drejt një shoqërie perëndimore dhe euroatlantike.

Por përveç Partisë Demokratike, lindën edhe parti të reja, madje që në ditët e para të dhjetorit 1990, siç ishin Partia Republikane, Partia Ekologjike, Organizata Politike e Minoritetit grek Omonia, por edhe shumë forca të tjera politike që u krijuan më pas.

Ndërkaq, partia që kishte qeverisur për 45 vjet, Partia e Punës e Shqipërisë PPSH, u transformua, duke larguar udhëheqjen e vjetër dhe zgjedhur një ekip të ri, i cili përqafoi politikisht doktrinën perëndimore të Shqipërisë drejt ekonomisë së tregut, sistemit demokratik dhe integrimit në NATO e BE.

Dhjetori ‘90, ishte një lëvizje popullore dhe intelektuale që u shndërrua në një revolucion paqësor, pa dhunë, duke ndryshuar rrënjësisht shoqërinë shqiptare.

Këtë lëvizje e përkrahën shumica e shqiptarëve, natyrisht të parët ishin ajo shtresë që ishte shtypur egërsisht nga regjimi komunist, më pas shtresa që ishte ndjerë e papërfaqësuar natyrisht, por edhe pjesa më e madhe e intelektualëve, të rinjve, apo edhe punëtorët që me rënien e regjimit dhe kolapsin e sistemit absurd dolën të papunë dhe u përshtatën menjëherë me kapitalizmin e ri shqiptar, i cili që në fillim ishte i egër, por edhe premtues dhe me mundësira të mëdha.

Të gjitha këto rrjedhoja janë një premisë shumë e rëndësishme që historiografia jonë t’i japë 8 dhjetorit dimensionin e një kremtimi mbarëkombëtar dhe me një konsensus shumë të madh.

Vendosja e 8 dhjetorit në kalendarin e festave kombëtare i dha edhe më shumë seriozitet një fakti të tillë, çka edhe juridikisht të gjithë shqiptarët e ndjejnë si kremtim nacional përkujtimin e lëvizjes që solli rrëzimin e diktaturës në Shqipëri.

Por realisht ç’ka ndodhur në këto vite dhe ndodh edhe sot?

8 dhjetori, më shumë si një kremtim kombëtar gjithëpërfshirës, është kthyer në një lubi rrëfimesh e nxjerrje ditarësh, se ku ishte kush atë ditë dhe me një protagonizëm frenetik të protagonistëve apo aspirantëve për protagonizëm, në një ditë kaq të madhe për shqiptarët.

Ndërkaq, Partia Demokratike, si parti që mori pushtetin pas vitit 1992, e trajtoi krejt sektarisht lëvizjen e dhjetorit, duke e vënë 8 dhjetorin në një rang politik kremtimi si komunistët kishin bërë me 8 nëntorin 1941, datë kur u themelua Partia Komuniste Shqiptare.

E si pasojë e këtij trajtimi, lindën më pas polemikat me efekt domino se kush mori pjesë në mbledhjen themeluese, kush erdhi nga jashtë, çfarë u tha dhe si u zunë protagonistët.

Shoqëruar normalisht me ditarë e shënime që sjellin më shumë konfuzion sesa një qartësi politike e normalisht institucionale, për një datë që realisht duhej trajtuar si ditë Çlirimi Kombëtar.

Realisht, trajtimi i kronologjisë historike të ndodhive që shoqëroi të gjithë lëvizjen studentore është detyrimi dialektik për të ushqyer brezat, por ai duhet trajtuar ftohtë dhe i fokusuar: si lindi lëvizja studentore, kush ishin protagonistët, çfarë kërkuan ato, si e realizuan ndryshimin dhe cilat ishin pasojat.

Këtu përfundon gjithçka, por që padyshim duhet pasuruar edhe me elementet shoqëruese të garniturës historike.

Është fakt historik dhe unik krijimi i Partisë Demokratike dhe si i tillë ai duhet trajtuar, por nuk mundet që vetëm PD të privatizojë dhjetorin, pasi ishte një shoqëri e tërë që mbështeti ndryshimin, edhe pse nuk u ngjiz më këtë forcë politike për shumë e shumë arsye.

Partia Demokratike është “bija” e parë e dhjetorit ‘90, por nuk ka të drejtë të bëhet “nëna”, ashtu si komunistët e trajtonin PPSH-në si një “big mama”, që mendon për të gjithë.

Kush e mban mend 1990-n, shoqëria shqiptare ishte e gjitha që vibronte, në radhë të parë intelektualët, me Kadarenë e madh që dha sinjalin nga Parisi, me të përndjekurit e fisëm që ofruan mesazhin e pajtimit, me intelektualët që shkruanin në gazetat e kohës si “Drita”, “Zëri i Rinisë”, “Bashkimi”, apo daç edhe “Zëri i Popullit”, që jepnin sinjale për të përkrahur ndryshimin e madh.

Intrigat dialektike të diskutimeve për formimin e PD-së mes protagonistëve të Lëvizjes së Dhjetorit janë pjesë gossipi, më shumë sesa një fakt historik relevant.

Normalisht ata duhet të pasqyrohen se i japin ngjyrime lëmisë së dëshmive frenetike të atij dhjetori vibrant, por nuk duhet të pengojnë ndriçimin e së vërtetës së madhe të asaj lëvizjeje.

E cila duhet përkujtuar si një festë e të gjithëve, e jo vetëm e atyre që kanë qenë përfaqësues të komiteteve të rinisë së fakulteteve për të marrë pjesë në takimin me Ramiz Alinë.

Ka shumë njerëz që kanë përfituar personalisht nga 8 dhjetori, duke marrë poste e gjësende që ndoshta nuk i kanë merituar, ka shumë sosh që nuk i kanë marrë këto përfitime, por ka shumë e shumë shqiptarë që e kanë ndjerë dhe e ndjejnë që ajo ditë ishte një rrëzim i Murit të Madh të Berlinit shqiptar.

Dhe si e tillë duhet të mbetet një kremtim kombëtar i ardhjes së lirisë. Po kush janë tribunët e saj?!

Eh, ne nuk patëm as një Havel apo Valesë, por kishim një Azem Hajdar, një Sali Berishë, një Gramoz Pashko e të tjerë që u bënë udhëheqësit e asaj lëvizje.

Mendoni pak sikur të kishim vënë Ismail Kadarenë apo Isuf Vrionin në krye të asaj Shqipërie të re pas 8 dhjetorit…

Por këto janë hipoteza, historia e ka dhënë verdiktin e saj, si gjatë por edhe pas 8 dhjetorit! Ne na takon thjesht ta kremtojmë me seriozitetin që i takon…

TemA

Next Post
PS mbledh firmat për shkarkim, reagon Presidenca: Mocioni i “çunave të Shijakut”

"Nëse Dvorani merret i pandehur nga prokuroria bllokohet funksionimi i KED"/ Presidenca: Alibi e neveritshme

Comments 1

  1. s.h. says:
    6 years ago

    Bukur dhe sakte Y.Pata!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau Pjerin Xhuvanin për votat, lirohet nga burgu ish-oficeri i RENEAS, Arbër Paplekaj

Vrau Pjerin Xhuvanin për votat, lirohet nga burgu ish-oficeri i RENEAS, Arbër Paplekaj

December 18, 2025
Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

December 18, 2025
“Komandanti ishte në formë…”, Rama pas takimit me Thaçin: U rrëmbye pa gjyq e pa akuzë!

“Komandanti ishte në formë…”, Rama pas takimit me Thaçin: U rrëmbye pa gjyq e pa akuzë!

December 18, 2025
Konsumoi medikamente bujqësore, ndërron jetë 65-vjeçarja në Vlorë

Konsumoi medikamente bujqësore, ndërron jetë 65-vjeçarja në Vlorë

December 18, 2025
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Zbardhet plagosja në Mamurras! Marku u qëllua me armë pas konfliktit të çastit, identifikohen 2 autorët

December 18, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 19 Dhjetor 2025

December 18, 2025
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Këta me kokrrën e ullirit dolën para pasqyrës

December 18, 2025
Tentoi të vriste një person 3 javë më parë, arrestohet 36-vjeçari

Tentoi të vriste një person 3 javë më parë, arrestohet 36-vjeçari

December 18, 2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

December 18, 2025
Balla thirrje opozitës: Distancohuni nga ata që janë shpallur “non-grata” nga SHBA

Balla: Sa herë Kosova ka një festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In