• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tensionohet situata te Serbia në prag të ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i kombëtares: Iki që nesër nëse jam unë problemi 

by B K
02/06/2025 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Trajneri i përfaqësueses së Serbisë, Dragan Stojkoviç ndryshe i njohur si Piksi, mbajti një konferencë të zjarrtë për shtyp para ndeshjeve kundër Shqipërisë dhe Andorrës.

Serbia do ta nisë garën në grupin K me ndeshjet kundër Shqipërisë në Tiranë më 7 qershor dhe Andorrës në Leskovc më 10 qershor.

Stojkoviç foli për pritshmëritë nga ndeshja ndaj Shqipërisë, e cila është shpallur ndeshje me rrezikshmëri të lartë, por gjithashtu me shumë emocione dhe sqaroi vendimin e tij që të mos grumbullojë më Sergej Milinković-Saviç për sa kohë është trajner i kombëtares.

Tekniku serb pati gjithashtu një reagim të fortë ndaj pyetjeve për numrin e madh të refuzimeve nga lojtarët serb dhe deklaroi se do të jepte dorëheqjen nesër nëse vërtet ai është problemi pse disa lojtarë nuk duan të luajnë për përfaqësuesen.

“Menjëherë jap dorëheqje nëse unë jam problemi”, tha Piksi.

“Te Svilar është çështja, jo tek unë. Mos të presë dikush që të shkoj në Romë – mund të shkoj për ndonjë drekë, për një espresso, për të parë një ndeshje – por të shkoj t’i lutem dikujt, kjo nuk do të ndodhë.

Jo vetëm te Svilar, por te askush. Ju keni bërë një gabim në hapa, është gabimi juaj. Super, gjithë të mirat, secili ka të drejtë të bëjë zgjedhjet e veta. Është në dorën e tij të pranojë nëse dëshiron të luajë apo jo. Atëherë tha që do të fokusohej te klubi i tij sepse kishte mundësi të bëhej titullar, donte të përqendrohej në këtë. E shfrytëzoi mundësinë dhe unë jam shumë i lumtur për këtë.

Unë jam problemi? Unë menjëherë pas kësaj konference jap dorëheqje, ta kesh të qartë. Ndoshta jo sot, por nesër, nëse kjo është e vërtetë. Por nuk mendoj se është. Janë lojtarë që e panë që nuk ka vend për ta, dhe pastaj thonë: “Unë po largohem.” Epo, më paske bindur shumë… Ekipi ndryshon, lojtarët thirren sipas meritës. Mendoni se Lazoviç nga Verona që çdo vit lufton për mbijetesë, është ajo që i duhet Serbisë? Dmitroviç? Portier i shkëlqyer, por unë vendosa për Petroviçin. Kam gabuar? Se besoj. Dhe ku është problemi? Dmitroviçi i zemëruar? Edhe unë jam i zemëruar që nuk e mundëm Slloveninë.

Përmendët Radonjiçin. Çfarë ka? Nuk e dua? Nuk më pëlqen modeli i flokëve të tij? Ai po shkatërron veten, po shkatërron Zvezdën, përfaqësuesen dhe mbi të vetëshkatërrohet. Kjo është çështja e tij. Dhe doni të më thoni se meriton të jetë në kombëtare? Si të ishim të çmendur. Po flas hapur… për disa lojtarë nuk dua të përmend emrat, por ajo që japin në fushë s’ka lidhje me realitetin. Çfarë po ofron që të jesh këtu? Tani ta thërras Radonjiçin, dhe ju më pyesni pse e thirra – çfarë të them? T’iu gënjej duke ju thënë se ai sprinti ndaj Shtutgartit ishte fantastik… Nuk luhet për një sprint.

Gjithçka është me meritë, le të zemërohen sa të duan, kjo është puna e tyre. Dhe gjithmonë do të zemërohen ata që nuk luajnë. Për sa kohë jam këtu, unë do të vendos kush luan. Detyra e lojtarëve është të tregojnë veten dhe të vërtetojnë se kam pasur të drejtë që i thirra. Përgjegjësia është e madhe dhe lojtarët duhet ta kuptojnë këtë”, u shpreh tekniku serb.

Ku do ta presim Anglinë?

“Qëndrimi im është të bëj punën time sa më mirë, ta përgatis ekipin në mënyrën më të mirë dhe të arrij rezultatin më të mirë. Nuk ndikoj në vendime të tilla dhe as nuk ndërhyj në politikat e FSS-së. Krahasimi i forcave nëpër korridoret e Terazisë 35 është i panevojshëm kur jam unë në pyetje. Më intereson Stara Pazova, Tirana, Leskovci dhe ndeshja me Andorrën. Pyetja ku do të luajmë ndaj Anglisë është për FSS-në. Ata do të japin përgjigjen pse Leskovci dhe jo Beogradi, apo anasjelltas.”, tha Stojkoviç.

Next Post
Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Darëzezë/ Rreth 10 ha në flakë, nis ndërhyrja nga ajri

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Darëzezë/ Rreth 10 ha në flakë, nis ndërhyrja nga ajri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg!

March 27, 2026
E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

March 27, 2026
Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

March 27, 2026
Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

March 27, 2026
Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

March 27, 2026
Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In