• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tensionohet situata/ Blushi fishkëllehet teksa pyet Ramën: Pse nuk do zgjedhje?

by Java News
04/03/2016 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Update/  Pas përfundimit të fjalës së Kryeministrit Edi Rama në Elbasan, transmetimi live i evenimentit ku po jepeshin karta të reja anëtarësimi ka përfunduar. Fjalën pas Ramës e ka marrë Zv. Kryeministri Niko Peleshi, ndërsa më tutje, në sallë ka hyrë sërish deputeti socialist Ben Blushi, i cili është pritur me fishkëllima në sallë. Pas akuzave dhe kundërakuzave në distancë mes të dyve, Ben Blushi e ka pyetur përballë Kryeministrin se përse nuk po bën zgjedhje për kreun e PS-së.

“Juve ju kanë marrë votën. Po e pyes Edin përballë: pse nuk do zgjedhje në PS? Këtu ka banditizëm, dhe banditët janë këtu dhe në Parlament. Nuk vij në Elbasan se ndihem i turpëruar. Nuk kam frikë të them të vërtetën, fërshëlleni sa të doni. Për mua nuk ka rëndësi partia, por Shqipëria. Nuk na duhet një parti e një njeriu. Ju kërkoj të më dëgjoni, kam ardhur si deputet”, tha deputeti Blushi.

Më pas socialisti ka dalë nga salla, ku është pritur nga media, e cila e ka pyetur atë për fishkëllimat që ka marrë nga anëtarët brenda sallës së sportit në Elbasan. Ben Blushi ka thënë se është i lumtur që në PS ka anëtarësime të reja dhe njerëz të rinj në parti, por ka shtuar se nuk ka frikë nga vërshëllimet.

…….

Kryeministri Edi Rama ka kryesuar një takim me socialistët e Elbasanit nga ku po shpërndahen kartat e anëtarësisë, teksa në eveniment është i pranishëm edhe deputeti Ben Blushi. Ky i fundit tha se nuk kishte patur ftesë në këtë takim, por pavarësisht kësaj ka vendosur të vijë. Rreth orë 15: 30 Blushi qe i pranishëm në Pallatin e Sportit në Elbasan, por mësohet se është pritur me fishkëllima dhe kore negative.

“Ik! Largohu! S’je përfaqësuesi ynë”. Me të shkuar Blushin nuk e kanë takuar as deptetët e tjerë të PS-së, Evis Kushi, Anasatas Angjeli dhe Musa Ulqini. Mësohet ndër të tjera se deputeti është takuar vetëm nga disa mbështetës të tij.

Sakaq Kryeministri në fjalën e tij ndër të tjera ka folur për akuzat që i bëhen qeverisë në lidhje me të varfërit, duke ju kundërpërgjigjur indirekt edhe deputetit Blushi, i cili e ka akuzuar qeverinë se nuk kujdeset për të varfërit.

“Sa herë që flitet për reforma, flitet për të varfërit… po preken të varfërit, kujdes të varfërit…. nga një Shqipëri pa reforma, 20 e kusur vite, kush e pësoi, të varfërit apo të pasurit? I lamë të varfërit me status të përjetshëm dhe nëse nuk do të vinte PS në qeveri, ata do të mbesnin përjetësisht të varfër.”- tha Rama.

Më parë Ben Blushi tha se ai nuk mund të mungojë në takimet e zonë së Elbasanit dhe se do të vinte në takim për t’i treguar socialistëve të thjeshtë nevojën për të kryer zgjedhje për postin e kreut të PS-së.

“Kam kryesuar listën e Elbasanit në vitin 2013, nuk mund të mungoj në takimin e zonës time… Do të shkoj në takim që të flas me socialistët. Do t’iu shpjegoj socialistëve, pse duhet të ketë zgjedhje, pse po shkelet statuti i partisë”- tha Blushi.

Problem për vendin mbetet mungesa e elektriçistëve dhe hidraulikëve, sipas Ramës, ndërsa me ironi shtoi se nuk gjen dot asnjë rrobaqepës për veten, duke iu përgjigjur përsëri Ben Blushit për akuzat që i bëri se ata që po përgatisin statutin e PS janë si rrobaqepësit që po i bëjnë kostum Ramës.

“Nuk ka elektricistë, nuk ka hidraulikë imagjino të gjesh një rrobaqepës për mua që është jashtëzakonisht e vështirë.. Nuk iu dhanë njerëzve zanate. Ku është shkolla profesionale e Marinës e Peshkimit? Ku janë tornitorët? Tornot i morën i çuan për skrap se tha Saliu këtu do bëhet Zvicër e do ndërtohet tek Lana”, tha Rama

Ndërsa Blushi deklaroi më herët se: “Ata që bëjnë statutin e PS po i bëjnë kostumin Ramës, si ata rrobaqepësit. Ky statut është vetëm për një njeri, për Edi Ramën, dhe i jep mundësi të mos rizgjidhet. Unë nuk kam armiq, por mesa duket ka m shumë njerëz që nuk mendojnë si unë. Me sa duket nuk do të ketë zgjedhje fare, edhe për kryetarët e Partisë për bashkitë”.

Next Post

Priste dy pako me drogë në aeroport, arrestohet shqiptari në Athinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përcaktimi i prioriteve, përcakton zhvillimin

Përcaktimi i prioriteve, përcakton zhvillimin

December 11, 2025
VIDEO-Me gotë në çantë, kreu i ri i SPAK.. Çfarë nuk u pa në mbledhje?

VIDEO-Me gotë në çantë, kreu i ri i SPAK.. Çfarë nuk u pa në mbledhje?

December 11, 2025
“I jepet fund kontratave 1 euro, por duhet kujdes kur..” Braçe për ligjin e PPP: Transparenca nuk është e plotë

“I jepet fund kontratave 1 euro, por duhet kujdes kur..” Braçe për ligjin e PPP: Transparenca nuk është e plotë

December 11, 2025
Gjekmarkaj- Peleshit: Je kthyer në një haberxhi! Po i trajtoni titullarët e institucioneve të drejtësisë si zëdhënës të deputetëve..

“Buxheti 2026 ndan njerëzit, por bashkon përfituesit në një tryezë!” Gjekmarkaj: Prodhon edhe më shumë plagë sociale

December 11, 2025
Njeriu i Vitit nga ‘The Time’ shpallen arkitekët e Inteligjencës Artificiale

Njeriu i Vitit nga ‘The Time’ shpallen arkitekët e Inteligjencës Artificiale

December 11, 2025
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

December 11, 2025
Hapësirat publike/ Rama: Rritet çdo ditë sipërfaqja e çliruar në Tiranë! Projekte të reja sistemi

Hapësirat publike, Rama: Vijojmë punën për të liruar trotuaret dhe rrugët e zaptuara

December 11, 2025
Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e ish-zv ministres së Brendshme Rovena Voda/ Mori ryshfet për punësimin në ministri

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e ish-zv ministres së Brendshme Rovena Voda/ Mori ryshfet për punësimin në ministri

December 11, 2025
Klodian Braho, kreu i ri i SPAK/ Ja anëtarët e KLP-së që e zgjodhën, zbardhet lista e votimit

Klodian Braho, kreu i ri i SPAK/ Ja anëtarët e KLP-së që e zgjodhën, zbardhet lista e votimit

December 11, 2025
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

PROFIL-Zgjidhet kreu i SPAK, kush është Klodian Braho, karriera e tij në sistemin e drejtësisë

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In