Në komunën e Leposaviçit raportohet se është regjistruar një incident gjatë drekës. Gazetarët janë sulmuar nga persona të maskuar.
Gazetarët kanë qenë duke raportuar për ngjarjen kur janë sulmuar në mënyrë të papritur. Në drejtim të tyre janë hedhur gurë, vezë dhe shishe nga persona të maskuar që është e vështirë t’i identifikosh.
Ndërkohë forcat e KFOR-it janë duke qëndruar në gatishmëri rreth godinës së komunës.
Xhemajl Rexha u shpreh në një lidhje live për Klan News se janë sulmuar ekipet e gazetarëve të Kosovës. Madje si pasojë e hedhjes së gurëve është thyer një kamerë e një prej televizioneve.
Ai theksoi se shpesh ka provokime dhe sulme ndaj tyre. Prandaj Rexha i bëri thirrje policisë, NATO-s dhe institucioneve të tjera që të bëjnë një perimetër sigurie që gazetarët të raportojnë.
Kujtojmë që një ditë më parë u shënuan përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të KFOR-it.
/s.f