Një ditë pas vendimit të Universitetit të Tetovës për të shtyrë dhëniën e çmimit “Honoris Causa”, Kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën zyrtare të parashikuar në 14 maj në Tetovë. Shkak është bërë situata e tensionuar në Maqedoni, e veçanërisht pas sulmit të armatosur në Kumanovën e banuar nga shqiptarët.
Lajmi konfirmohet për JavaNeës.al nga zëdhënësi për mediat në Ministrinë e Jashtme Glevin Dervishi i cili theksoi se vizita e kryeministrit rama është shtyrë për një afat të pacaktuar por se është një vendimi i përkohshëm. Gjithçka pritet të varet nga ecuria e situatës në Kumanovë, pas përleshjes së armatosur që çoi në 22 viktima mes policëve dhe pjesëtarëve të grupit të armatosur.
Sipas axhendës, kreu i qeverisë shqiptare do të merrte në Universitetin shtetëror të Tetovës titullin “Honoris Causa” së bashku me Ministrin e Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi më 14 maj.