Serbi-Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbledhur me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas deklaratave të Presidentit kosovar, Hashim Thaçi dhe deklaratave për ndryshimin e kufijve mes dy vendeve.
“Kurir” shkruan se mbledhja ka nisur në orën 08 të mëngjesit të kësaj të shtune. Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare përkon me ditën kur duhet të ishte formuar Komuniteti i Komunave Serbe në Kosovë.
Nuk dihen ende detaje nga mbledhja dhe diskutimet, por mediat serbe shkruajnë se në fokus është situate e qytetarëve serb në Kosovë dhe Metohi.
a.ç