• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Tensioni i lartë/ Nuk ha vetëm “bukë si në hotel”, kryekomunari i Albin Kurtit “gjuan” edhe “missin” online

by Java News
02/06/2023 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo vetëm që po ha “bukë si në hotel”, por edhe që “kurrë ma mirë s’kam qenë” po e dëshmon në plotni Kryetari legal i Leposaviqit nga Lëviza Vetëvendosje, Lulzim Hetemi. Hetemi, në objektin zyrtar komunal i mbyllur që nga e hëna, ka gjetur mënyra për të kaluar kohë rekreative e argëtimi: pëlqimin dhe komentimin e modeleve të bukurisë. Hetemi, për të cilin Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk shkoi në takim me Ambasadorin e ShBA’së Jeffrey Hovenier, ngase “ishte në orar të punës”, megjithatë, del që në orar të punës s’e ka problem të shohë “miss”-at e bukurisë në rrjetet sociale.

Mejreme Hajdaraj, një vajzë që ka fituar në Egjipt kurorën “Miss Elite World 2023” del se ia ka rrëmbyer fort zemrën Kryetarit Hetemi në Facebook. Ky i fundit i komentoi “Respekt për Bukuroshen” teksa i bashkëngjiti edhe flamurin (e zhvendosur në kat të dytë të objektit komunal) të Kosovës miss-it kosovar. Kjo pasi bukuroshja në fotografi pozoi me flamurin shtetëror të Kosovës; pikërisht pika më e fortë për flirt e Hetemit…flamuri.

Është që nga e hëna e hershme që Lulzim Hetemi gjendet brenda objektit të stërmbrojtur nga dy formacione të sigurisë, me nivel mbrojtje të njësive policore dhe të forcës ushtarake të superfuqisë amerikane. Më shumë se Hetemi – mund të argumentohet – nuk është i mbrojtur as Presidenti i ShBA’së.

Lulzim Hetemi, në një përgigje për Albanian Post, do të bëhej hit në rrjetet sociale me fjalët e thëna. “Kurrl më mirë s’kam qenë”, kishte thënë ai në rend të parë, ndonëse kishte kaluar më shumë se 60 orë (në kohën kur ishte bërë biseda) nga objekti.

“Po hamë bukë si në hotel. Policia na e sjellë, kur ndërrohen na e bjen ushqimin… Edhe me u la mirë, edhe banjo ka, të gjitha janë”, kishte thënë Hetemi.

Hiç më larg se dje Kryeministri i Kosvoës, Albin Kurtin, u pyet në KTV se pse kryetarët nga Lëvizja Vetëvendosje kishin bojkotuar ftesën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, të hënën. Por, Kurti nuk ishte pa një shpjegim. “Kanë qenë në orar të punës…ata duhet të jenë aty…mirë që s’kanë shkuar”, tha ai.

“Ata kanë shkuar në orarin e tyre të punës dhe kjo nuk do të thotë që nuk do ta takojnë sërish. Mirëpo, ai ka qenë orari i punës dhe në ato momente është vlerësuar që është e rëndësishme të jenë aty. Unë besoj që këta ambasadorë së shpejti do t’i vizitojnë në ato zyra, është njohur procesi zgjedhor dhe rezultati, ne nuk mund të krijojmë struktura paralele ndaj strukturave paralele të Serbisë.”, tha Kurti./Nacionale

Next Post
“Rama puthi Melonin, por s’rriti pensionin”/ Basha: Politikanët s’janë yje Hollywood-i që të sillen si të tillë, duhet të bëjnë punë

“Rama puthi Melonin, por s'rriti pensionin”/ Basha: Politikanët s'janë yje Hollywood-i që të sillen si të tillë, duhet të bëjnë punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
Plani i Trump për aneksimin e ishullit, çfarë e bën Groenlandën ekonomikisht tërheqëse?

Plani i Trump për aneksimin e ishullit, çfarë e bën Groenlandën ekonomikisht tërheqëse?

January 18, 2026
Provincializmi politik i Tiranës me Donald Trumpin

Provincializmi politik i Tiranës me Donald Trumpin

January 18, 2026
Çfarë po i shtyn shqiptarët të heqin dorë nga shtetësia? Gati 900 raste u shënuan gjatë vitit të shkuar

Çfarë po i shtyn shqiptarët të heqin dorë nga shtetësia? Gati 900 raste u shënuan gjatë vitit të shkuar

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In