Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur presidentin kinez Xi Jinping diktator gjatë një mbledhje fondesh në Kaliforni. Biden theksoi se presidenti i Kinës ishte i turpëruar për tensionet e fundit rreth tullumbaces spiune kineze që ishte hedhur jashtë kursit mbi SHBA.
“Arsyeja pse Xi Jinping u mërzit shumë, kur e qëllova atë balonë plot me pajisje spiunazhi në të, ishte se ai nuk e dinte se ishte aty. Ky është një siklet i madh për diktatorët. Kur ata nuk e dinin se çfarë ndodhi”, tha ai.
Biden zbuloi se homologu kinez ishte i zemëruar për shkak të bashkimit me Quad.
“Ajo për të cilën Xi ishte i mërzitur ishte që unë këmbëngulja që ne të bashkonim të ashtuquajturin Quad. Ai më thirri dhe më tha që të mos e bëja këtë, sepse e vendosja në vështirësi. I thashë gjithçka që po bënim që nuk po përpiqemi të të rrethojmë, ne thjesht po përpiqemi të sigurohemi që linjat ajrore dhe detare ndërkombëtare të mbeten të hapura. Pra, tani kemi Indinë, Australinë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara që punojnë krah për krah në Detin e Kinës Jugore”, theksoi presidenti amerikan.
Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken u takua me Xi për bisedime në Pekin, të cilat kishin për qëllim lehtësimin e tensioneve midis dy superfuqive.
Z. Xi tha se ishte bërë njëfarë progresi në Pekin, ndërsa Z. Blinken tregoi se të dyja palët ishin të hapura për më shumë bisedime.
Kina ende nuk i është përgjigjur komenteve të zotit Biden.
/a.r