• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tensionet Rusi-Ukrainë/ Biden dhe Putin do të bisedojnë më 30 dhjetor

by Java News
29/12/2021 23:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin do të zhvillojnë një bisedë telefonike më 30 dhjetor, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Ky njoftim vjen në kohën e rritjes së tensioneve për shkak të grumbullimit të trupave ruse në kufi të Ukrainës dhe kërkesave të Rusisë për garanci të sigurisë.

Të dy liderët do të “diskutojnë për një sërë temash, përfshirë edhe për angazhimet e ardhshme diplomatike me Rusinë”, tha zëdhënësja e Këshillit për Siguri Kombëtare, Emily Horne. “Administrata Biden vazhdon të angazhohet në diplomaci të gjerë me aleatët dhe partnerët tanë evropianë, duke u konsultuar dhe koordinuar për një qasje të përbashkët në përgjigje të grumbullimit të ushtrisë ruse në kufi me Ukrainën”, tha Horne përmes një deklarate.

Presidenti Biden ka biseduar me liderët evropianë dhe zyrtarët e administratës së tij janë konsultuar me NATO-n, Bashkimin Evropian dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), u tha në deklaratë. Bisedimet kanë përfshirë edhe konsultat me qeveritë në Evropën Lindore, përfshirë edhe Ukrainën, si dhe formatit të Nëntë të Bukureshtit (B9). Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken më 29 dhjetor zhvilloi një bisedë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Gjatë kësaj bisede, Blinken përsëriti “mbështetjen e Uashingtonit për pavarësinë e Ukrainës, sovranitetin dhe integritetin territorial në dritë të grumbullimit të ushtrisë ruse në kufijtë e Ukrainës”, tha zëdhënësi Ned Price përmes një deklarate. Blinken dhe Zelenskiy “diskutuan për përpjekjet për një zgjidhje paqësore të konfliktit në lindje të Ukrainës dhe për angazhimet e ardhshme diplomatike me Rusinë”, shtoi Price.

Gjatë konferencës vjetore me gazetarë, të mbajtur javën e kaluar, Putin i bëri thirrje Perëndimit që të plotësojë “menjëherë” garancitë e sigurisë së Rusisë.

Më 26 dhjetor, Putin gjatë një interviste për televizionin shtetëror rus tha se nëse Perëndimi nuk i plotëson këto kërkesa, ai do të shqyrtojë një sërë opsionesh. Ndër kërkesat e Rusisë është ndalimi i zgjerimit të NATO-s nga lindja. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë të gatshme të përfshihen në bisedime për kërkesat ruse, por zyrtarët amerikanë kanë thënë se disa prej tyre janë të pamundshme që të realizohen, pasi kanë argumentuar se janë në kundërshtim me vlerat perëndimore.

g.kosovari

Next Post
Ronela Hajati drejt Eurovision, ‘rrëmben’ çmimin e parë në festivalin e 60 të RTSH

Ronela Hajati drejt Eurovision, ‘rrëmben’ çmimin e parë në festivalin e 60 të RTSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në Kodin Penal, ligje për energjinë dhe drejtësinë! Çfarë pritet sot në Kuvend

Ndryshime në Kodin Penal, ligje për energjinë dhe drejtësinë! Çfarë pritet sot në Kuvend

January 27, 2026
“Nuk dua të zgjedh”, Starmer hap dyert e mundësive me Kinën pa tradhtuar SHBA-të

“Nuk dua të zgjedh”, Starmer hap dyert e mundësive me Kinën pa tradhtuar SHBA-të

January 27, 2026
Ftesa te Bordi i Paqes/ Sondazhi: 53.2 për qind thonë se ra teza ‘Ramaduro’ e opozitës

Ftesa te Bordi i Paqes/ Sondazhi: 53.2 për qind thonë se ra teza ‘Ramaduro’ e opozitës

January 27, 2026
Rama publikon albumin nga vizita në Izrael: Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë

Rama publikon albumin nga vizita në Izrael: Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë

January 27, 2026
Minesota, Trump dërgon “Carin e Kufirit” në terren pas vrasjeve, ul gjakrat me Guvernatorin Walz

Minesota, Trump dërgon “Carin e Kufirit” në terren pas vrasjeve, ul gjakrat me Guvernatorin Walz

January 27, 2026
Nga Knesset, te Konferenca kundër Antisemitizmit! Rama përfundon sot vizitën në Izrael

Nga Knesset, te Konferenca kundër Antisemitizmit! Rama përfundon sot vizitën në Izrael

January 27, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet do mbaheshin sot? Ja përgjigjet sipas sondazhit

January 27, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

January 27, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

Protesta e Berishës, sondazhi: 55.7% nuk mbështesin as arsyen e as dhunën

January 27, 2026
Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In