• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Tensionet që solli “treni ultranacionalist”, Kosova dhe Serbia përballen në Bruksel

by Java News
24/01/2017 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prishtina dhe Beogradi janë vënë përballë në Bruksel, në nivelin më të lartë të përfaqësimit, pas një serie tensionesh që u duk sikur do t’i çonin dy vendet në një përplasje të pakorrigjueshme.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe homologët serbë, Tomislav Nikoliç dhe Aleksandar Vuçiç, u përballën për të parën herë pas incidentit me trenin serb me parullat provokuese dhe arrestimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Francë, mbi bazën e një fletarresti serb, në një darkë pune në Bruksel.

Fillimisht, kryediplomatja e BE-së Federika Mogherini zhvilloi takime të ndara me delegacionin serb dhe me atë kosovar, ndërsa më pas, të pestë ata u ulën në një darkë pune, që nga mediet është cilësuar gjerësisht si “darka e pajtimit”.

Në komentet e bëra pas takimeve të shkurtra që patën me shefen e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federika Mogherini, u duk se palët nuk ishin përafruar shumë. Presidenti Nikoliç pranoi se Europa po i kërkon Serbisë që të përmbushë kushtet, që lidhen kryesisht me pavarësinë e Kosovës, çfarë për të është e papranueshme.

“Mogherini s’ka paraqitur asnjë dokument, që ne duhet ta nënshkruajmë. Ajo ka shprehur shqetësimin për pengesat në dialogun Kosovë-Serbi”, tha Nikoliç.

Sipas tij, Mogherini ka kërkuar që palët të reagojnë qetësisht dhe të diskutojnë për çështjet që duhen zgjidhur në këtë situatë të nxehtë, raporton tch. Ndërkohë, nga delegacioni kosovar nuk pati reagime pas takimit me kryediplomaten europiane, pasi të 3 ata kanë pritur delegacionin serb për të vijuar me darkën e punës, që duket se do të zgjasë deri në orët e vona të natës.

Next Post
VIDEO/ “Jemi skuadër monstruoze…”, juventinët përshëndesin Napolin për Halloween

Higuain poston një foto... i vjen një kërcënim nga ish- shoku i skuadrës Iker Casillas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In