• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tensionet/ Pelosi: Përcaktimi i Amerikës për të ruajtur demokracinë në Tajvan mbetet i hekurt

by
03/08/2022 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Përcaktimi i Amerikës për të ruajtur demokracinë, këtu në Tajvan dhe në mbarë botën, mbetet i hekurt”, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, pas takimit me presidenten e ishullit, Tsai Ing-wen.

“Sot bota përballet me zgjedhjen midis demokracisë dhe autokracisë,” tha Pelosi në një fjalim të shkurtër gjatë takimit me Presidenten.

Pelosi tha se Tajvani gëzon mbështetje dypartiake në Kongresin amerikan dhe e vlerësoi demokracinë e ishullit.

Ajo mbajti fjalim edhe në Parlamentin e Tajvanit të mërkurën, ku bëri thirrje për rritjen e bashkëpunimit ndërparlamentar.

“Ne e përgëzojmë Tajvanin që është një nga shoqëritë më të lira në botë”, tha ajo në parlament.

Pelosi u tha udhëheqësve të Tajvanit më 3 gusht se Uashingtoni nuk do të heqë dorë nga angazhimi ndaj ishullit vetëqeverisës, pavarësisht kundërshtimit nga Kina.

Kina, që e konsideron Tajvanin si një provincë të saj, menjëherë dënoi vizitën e Pelosit, duke thënë se seriozisht rrezikon paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit.

Megjithëse Pelosi nuk tha se Uashingtoni do ta mbronte Tajvanin ushtarakisht, por theksoi se Kongresi është “i përkushtuar ndaj sigurisë së Tajvanit, në mënyrë që Tajvani të jetë në gjendje të vetëmbrohet”.

Në përgjigje të vizitës, Pekini njoftoi ushtrime të shumta ushtarake rreth ishullit dhe lëshoi një sërë deklaratash të ashpra pasi delegacioni mbërriti më 2 gusht në kryeqytetin tajvanez, Taipei.

Presidentja tajvaneze falënderoi Pelosin për mbështetjen e saj prej dekadash për Tajvanin dhe i ndau asaj medalen “Urdhri i Reve të Bukura”.

“Përballë kërcënimeve ushtarake të shtuara qëllimisht, Tajvani nuk do të tërhiqet”, tha Tsai. “Ne do të mbështesim me vendosmëri sovranitetin e kombit tonë dhe do të vazhdojmë të mbajmë vijën e mbrojtjes për demokracinë”.

Tsai tha më vonë në një konferencë për media se “Stërvitjet ushtarake janë përgjigje e panevojshme”, raporton Radio Evropa e Lire.

Pelosi është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Tajvanin në 25 vjetët e fundit. Ajo udhëtoi për në Tajpei nga Malajzia./REL

/e.d

Next Post
Mbyllet restoranti në Gjermani pasi nuk gjeti dot punëtorë të tjerë/ 7 shqiptarë që punonin në të “zezë” i kapi policia

Mbyllet restoranti në Gjermani pasi nuk gjeti dot punëtorë të tjerë/ 7 shqiptarë që punonin në të “zezë" i kapi policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U vra në operacionin e SHBA-së kundër Iranit/ Publikohet fotoja e parë e Ali Khameneit nën rrënoja

U vra në operacionin e SHBA-së kundër Iranit/ Publikohet fotoja e parë e Ali Khameneit nën rrënoja

March 1, 2026
Pjesë e Esteghlal, Jasir Asani siguron pas sulmeve në Iran: Jam mirë, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet

Pjesë e Esteghlal, Jasir Asani siguron pas sulmeve në Iran: Jam mirë, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet

March 1, 2026
Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

March 1, 2026
Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

March 1, 2026
Vriten 3 ushtarë amerikanë, plagosen rëndë 5 të tjerë! SHBA-të shënojnë humbjet e para nga sulmet në Iran

Vriten 3 ushtarë amerikanë, plagosen rëndë 5 të tjerë! SHBA-të shënojnë humbjet e para nga sulmet në Iran

March 1, 2026
“U rrezikuan jetë njerëzish!”, delegacioni i BE në Tiranë dënon sulmet me molotovë në vilën e Enver Hoxhës

“U rrezikuan jetë njerëzish!”, delegacioni i BE në Tiranë dënon sulmet me molotovë në vilën e Enver Hoxhës

March 1, 2026
Nga makthi i Bagdadit të vitit 2003 te Teherani në vitin 2026, cilat janë rreziqet për SHBA-të?

Nga makthi i Bagdadit të vitit 2003 te Teherani në vitin 2026, cilat janë rreziqet për SHBA-të?

March 1, 2026
“Do të ishte figura ideale”, Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës

“Do të ishte figura ideale”, Kurti propozon nipin e Adem Jasharit për president të Kosovës

March 1, 2026
Sulmet e Iranit, diplomati shqiptar në Katar thirrje bashkëatdhetarëve: Qëndroni brenda banesave, jemi ende larg normalitetit

Sulmet e Iranit, diplomati shqiptar në Katar thirrje bashkëatdhetarëve: Qëndroni brenda banesave, jemi ende larg normalitetit

March 1, 2026
Kina u bën thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare

Kina u bën thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In