• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Tensionet në Veri shqetësojnë federatën rumune të futbollit: Ndeshja me Kosovën mund të zhvillohet, por tifozët nuk mund të vijnë

by A M
30/05/2023 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federata Rumune e Futbollit po shqyrton ndalimin e udhëtimit të tifozëve rumunë në ndeshjen e kombëtares së tyre kundër Kosovës, të planifikuar në Prishtinë më 16 qershor, në kuadër të kualifikueseve të Euro 2024, si pasojë e incidenteve që po ndodhin në kufi me Serbinë.

Presidenti i federatës, Razvan Burleanu, ka deklaruar të martën në një konferencë për shtyp se është i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës dhe për këtë arsye ekziston mundësia që kombëtarja rumune të mos jetë e mbështetur nga tifozët në tribunat e stadiumit.

“Që në momentin e parë kur u shfaqën këto incidente në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, u krijua një grup pune në nivel të FRF-së, jemi në një dialog shumë të ngushtë me zyrën rumune në Prishtinë, me Federatën vendore të futbollit, si dhe me UEFA-n. Për momentin, duke marrë parasysh informacionet që kemi, mund të konkludojmë se nuk ka asnjë rrezik për ndeshjen zyrtare ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Prishtinë, por ne kemi një shqetësim për sigurinë e tifozëve tanë që do të jenë në Prishtinë. Prandaj kërkoj nga tifozët që të shikojnë të gjitha kanalet zyrtare të FRF-së ku do të publikojmë të gjitha informatat që kemi sepse na intereson që siguria e përkrahësve të mos jetë në rrezik. Ky është qëllimi ynë. Në ditët në vijim do të kthehemi me më shumë informacion për këtë temë”, tha ai.

“Ne nuk kemi rrezik sa i përket ndeshjes. Kur ka ndeshje të tilla dhe ndodhin incidente të caktuara në zonë, automatikisht rritet numri i forcave të sigurisë dhe rendit. Gjë që sigurisht do të ndodhë në ndeshjen tonë në Prishtinë. Një nga skenarët tanë është thjesht të mos kemi përkrahjen e mbështetësve tanë nëse do të kemi rrezik për sigurinë e tyre”, shtoi Burleanu.

Next Post
Deklarata provokuese e tenistit serb në France Open 2023, Kreu i federatës së Kosovës: Do të kërkojmë përjashtimin e tij

Deklarata provokuese e tenistit serb në France Open 2023, Kreu i federatës së Kosovës: Do të kërkojmë përjashtimin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha s’bashkëjeton dot me rregulla demokratike”, Elezi: Përdorimi i të miturve në protestë, ‘turp’ për organizatorët

“Berisha s’bashkëjeton dot me rregulla demokratike”, Elezi: Përdorimi i të miturve në protestë, ‘turp’ për organizatorët

February 25, 2026
E dehur në timon, përplas 11 automjete, ndalohet nga policia greke 60-vjeçarja

E dehur në timon, përplas 11 automjete, ndalohet nga policia greke 60-vjeçarja

February 25, 2026
Masivi shkëmbor bie në rrugë, bllokohet hyrja e qytetit të Skraparit! Çahet edhe asfalti i rrugës që lidhet me Përmetin

Masivi shkëmbor bie në rrugë, bllokohet hyrja e qytetit të Skraparit! Çahet edhe asfalti i rrugës që lidhet me Përmetin

February 25, 2026
KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

February 25, 2026
“Kush e emëron drejtorin?”, Çuçi debat me Lamallarin për agjencinë e re: Absolutisht këto që thoni ju s’janë të vërteta

“Kush e emëron drejtorin?”, Çuçi debat me Lamallarin për agjencinë e re: Absolutisht këto që thoni ju s’janë të vërteta

February 25, 2026
Edhe në Portugali çahen rrugët, ironia e Ramës: Atje opozita është në gjumë

Edhe në Portugali çahen rrugët, ironia e Ramës: Atje opozita është në gjumë

February 25, 2026
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore, por mohon përfshirjen në krimet e Jeffrey Epstein: Ishte gabim i madh, më vjen keq

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore, por mohon përfshirjen në krimet e Jeffrey Epstein: Ishte gabim i madh, më vjen keq

February 25, 2026
Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

February 25, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

Dekretohet ligji për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, kufizime edhe për krerët e drejtësisë

February 25, 2026
Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In