Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka thënë se draft-statuti për Asociacionin i propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk është ndarë me institucionet e vendit.
Ajo shtoi se institucionet e Kosovës janë duke përgatitur draftin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
“Ai draft është duke u përgatitur, po bëhet punë dhe është ai draft i cili do ta vendosë bazamentin e diskutimeve në Bruksel për sa i përket Asociacionit.
Gjithnjë duke pasur parasysh tri perimetra, Kushtetutën, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe qëndrimin amerikan, i botuar me shkrim nga Chollet dhe Escobari”, është shprehur Osmani.