• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tensionet në Podgoricë reflektohen edhe në Parlamentin serb, reagojnë radikalët

by Java News
27/12/2019 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tensionet e natës së të enjtes në Parlamentin malazez janë reflektuar edhe në parlamentin e Serbisë ku mazhoranca në pushtet theksoi se problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore, ndërsa përfaqësues të opozitës reaguan ndaj asaj që e quajtën “reagim i vakët” i Serbisë.

Radikalët serbë kërkuan që Serbia të bëjë “gjithçka mund” dhe t’i ndihmojë serbët në Mal të Zi dhe t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit të KB. Deputeti i SRS, Miljan Damjanoviç theksoi se qeveria serbe dhe presidenti Vuçiç duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me procedurat në mënyrë që të mos e komplikojnë situatën e vështirë të serbëve në Mal të Zi.

Ndërsa kreu i Partisë Progresiste Serbe, Aleksandar Martinoviç, tha se “skenari” në Mal të Zi dhe Republika Srpska në Bosnjë, është i njëjtë.

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin tha se asgjë nga ato që ndodhën apo po ndodhin në Mal të Zi apo Republikën Srpska nuk mund të jenë pa pasoja në Beograd, dhe akuzoi “të huajt” se duan të mashtrojnë serbët. “Le t’i kushtojmë vëmendje asaj çfarë po ndodh: A është rastësi që në të njëjtën kohë në Mal të Zi dhe Banja Luka, me pothuajse të njëjtin skenar, qytetarët që po i përjetojnë janë më të afërt me ne?

A mendoni se skenat në Banja Luka u kopjuan nga ato në Podgoricë? A mendoni se kjo nuk është bërë për ta sjellë pikërisht në Beograd? ”, pyeti Vulin.

Ai tha se nuk ishte “rastësi” dhe se synimi ishte “përleshja midis serbëve” dhe se “duhet të përfundonte në Beograd në fund”. Vulin akuzoi të huaj se dëshirojnë që e gjitha kjo të përfundojë në Beograd. Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) Negjo Jovanoviç tha se autoritetet në Serbi “e dinë plotësisht situatën në Mal të Zi”, dhe se problemi duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe me mjete ligjore, jo vetëm në Malin e Zi, por edhe në Republikën Srpska dhe në Kosovë, dhe kudo ku ka serbë. /e.s/

Next Post
VIDEO/ E pabesueshme, Koala e dëshpëruar i ngjitet pas çiklistes për një pikë ujë për të shuar etjen

VIDEO/ E pabesueshme, Koala e dëshpëruar i ngjitet pas çiklistes për një pikë ujë për të shuar etjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In