Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar mbi incidentet e dhunshme në selinë e PD-së, ku militantë të Sali Berishës kanë shqyer derën e godinës.
Ambasadorja thekson se SHBA është thellësisht e shqetësuar për situatën duke shtuar se ata që nxisin dhunën do mbahen përgjegjës.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës”, thuhet në deklaratën e Yuri Kim.
g.kosovari











