• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tensionet në Maqedoni do vazhdojnë

by Java News
22/12/2016 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjendja në Maqedoni duket se po tensionohet pas debateve të shumta lidhur me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit. Gjykata administrative ka urdhëruar rivotimin në një qendër-votimi në Tearcë pranë Tetovës, që mund ta ndryshojë rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve, në dëm të partisë VMRO-DPMNE. Kjo e fundit thotë se nuk do të marrë pjesë në rivotim e as nuk do ta njohë rezultatin. Gjendja e tensionuar ka shqetësuar komunitetin ndërkombëtar, pas retorikës kërcënuese ndaj disa ambasadorëve perëndimorë. Ka reaguar edhe Departamenti i Shtetit.

Rivotimi në Tearcë të Tetovës, i caktuar për më 25 dhjetor, me vendim të Gjykatës Administrative, mund të ndikojë, sipas analistëve, në më shumë aspekte, si të politikës, por dhe të sigurisë. VMRO-DPMNE edhe sot ka ritheksuar se nuk do të marrë pjesë në rivotim në Tearcë, që bën pjesë në zonën e gjashtë zgjedhore.

VMRO-ja nuk do të njihte rezultatin, ashtu siç ka paralajmëruar.

Për pasojë, ajo do të mund të organizonte protesta dhe kjo do ta thellonte krizën, parashikon një pjesë e analistëve.

Zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit, ndërkaq, kishin për qëllim t’i japin fund krizës dy vjeçare që u shkallëzua me publikimin e bisedave të përgjuara telefonike sidomos të zyrtarëve të lartë qeveritarë.Në këtë kuadër, VMRO-ja ka shtuar retorikën negative jo vetëm ndaj partive opozitare e shoqërisë civile, por edhe ndaj ambasadorëve perëndimorë, për të cilët mendon se po ndikojnë për t’ia rrëmbyer fitoren në zgjedjet e 11 dhjetorit.

Kryetari i VMRO-së dhe ish-kryeministër Nikolla Gruevski gjatë një proteste para pak ditësh u kërkoi ambasdorëve që të mos përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë. Protestuesit në tubimin e VMRO-së mbanin pankarta ku mes tjerash shkruhej “Ambasador Bejli larg duart nga Maqedonia”.

Gjendja e krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit ka shqetësuar dukshëm komunitetin ndërkombëtar.Departamenti Amerikan i Shtetit e ka dënuar retorikën provokuese nga disa udhëheqës politikë, siç tha të marten zëdhënësi John Kirby në Uashington, që bëhet shkas për nxitjen e sulmeve ndaj institucioneve demokratike dhe ambasadorëve të akredituar në Maqedoni”.

Zoti Kirby, u bëri thirrje udhëheqësve politikë në Maqedoni të heqin dorë, siç u shpreh ai, “nga këto sulme të pajustifikuara, të respektojnë procesin demokratik dhe të lejojnë formimin e një qeverie të besueshme e të qëndrueshme, që respekton shtetin ligjor dhe liritë bazë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Konsensus për ‘Vetting’ jashtë parimeve të Euralius? Xhafaj: Do të ishte pazar

Vetting-u Kushtetues! Xhafaj: Zbatimi ligjit nis që nesër! Të korruptuarit t'i bëjnë nder vetes dhe të largohen vullnetarisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In